Facebook-u së shpejti me butona të reja, këto janë risitë

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 23:55 28-01-2016 Facebook-u së shpejti me butona të reja, këto janë risitë

Facebooku së shpejti do të instalojë butona të tjerë në statuset e tij, përveç butonit 'like'.

Së shpejti përdoruesit do të jetë në gjendje të shprehin jo vetëm pëlqim, por edhe zemërim dhe trishtim, të thërrasin "yay" ose "wow", apo emocione të tjera nën komentet, fotot apo videot e postuara në Facebook.

"Ne duam që njerëzit të jenë në gjendje të ndajnë të gjitha gjërat që janë të rëndësishme për ta, jo vetëm ato që shprehin gëzim,” - tha kreu i kompanisë, Mark Zuckerberg, transmeton Voa. Ai tha se butonat e rinj do të instalohen shumë shpejt.

Facebooku filloi testimin e butonave, që ai i quan reagime, tetorin e kaluar në Kili, Filipine, Portugali, Irlandë, Spanjë, Japoni dhe Kolumbi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.019120931625366
array(1) { ["section"]=> string(62) "facebook-u-se-shpejti-me-butona-te-reja-keto-jane-risite-31206" }