Facebook vendos të rikthejë fotografinë ikonike të vajzës vietnameze

Publikuar tek: bota, më 19:52 09-09-2016 Facebook vendos të rikthejë fotografinë ikonike të vajzës vietnameze

Google

Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg është kritikuar nga nga një gazetë norvegjeze pasi rrjeti social vendosi të censurojë fotografinë ikonike gjatë Luftës së Vietnamit të një vajze që largohet e tmerruar nga bombat me napalm.

Fotografia fituese e Çmimit prestigjoz Pulitzer u hoq nga faqja zyrtare e një prej gazetave më të mëdha norvegjeze për shkak të lakuriqësisë.

Në një letër të hapur drejtuar Zuckerberg, Espen Egil Hansen, kryeredaktor i Aftenposten shkruan se Facebook dhe shefi ekzekutiv i saj po dëmtojnë lirinë e shtypit duke kufizuar ato çka mund të publikohen në rrjetin social.

Facebook ka reaguar pas publikimit të letrës në faqen e parë të gazetës duke thënë se ka vendosur të rikthejë fotografinë e Luftës së Vietnamit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015424013137817
array(1) { ["section"]=> string(74) "facebook-vendos-te-riktheje-fotografine-ikonike-te-vajzes-vietnameze-52444" }