Fadil Vokrri rizgjidhet në krye të FFK-së, i vetëm në garë

Publikuar tek: sport, më 20:17 15-01-2016 Fadil Vokrri rizgjidhet në krye të FFK-së, i vetëm në garë

Fadil Vokrri është rizgjedhur në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës pas votimit të kryer në Kuvendin zgjedhor të këtij institucioni.

Vokrri nuk kishte kundërshtarë në këtë garë, ndërsa ka marrë maksimumin e votave, ndërsa nuk morën pjesë në votim delegatët e klubit të Prishtinës.

“Kemi vënë kontakte dhe bashkëpunim zyrtar me dy institucionet UEFA dhe FIFA si dhe kemi aplikuar për pranim, ndërkaq që vetëm pritet finalizimi i anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, që mbetet detyra kryesore e jona. Përmirësimi i infrastrukturës në futboll dhe ndërtimi i një stadiumi nacional në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës duke bashkëpunuar me MKRS. Do të vazhdojmë presionin në organet e shtetit që të miratojnë Ligjin për sponsorizim. Po ashtu do të vazhdojmë me edukimin efikas dhe profesional të trajnerëve, gjyqtarëve, administratorëve me standardet evropiane”, ka thënë ndër të tjera Vokrri.

Në kuvendin zgjedhor ishin të pranishëm,nga FSHF-ja  Vasilo Bici dhe Sylejman Demollari.

komitetiekzekutiv.jpg

vokrridemollari.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shakohoxha mesazh për miqtë: Aplikoni tani për bileta, mos më kërkoni në qershor
FSHF u përgjigjet ‘TKZ’: Ju duam të gjithëve, por UEFA ka rregulla »
Article Logic
Execution time: 0.019340038299561
array(1) { ["section"]=> string(63) "fadil-vokrri-rizgjidhet-ne-krye-te-ffk-se-i-vetem-ne-gare-30113" }