FAKE NEWS/ Deklarata e shkrimtarit e pavërtetë, Ismail Kadare nuk është sëmurë

Publikuar tek: kulture-art, më 16:08 14-07-2018 FAKE NEWS/ Deklarata e shkrimtarit e pavërtetë, Ismail Kadare nuk është sëmurë Ismail Kadare

Ditën e sotme, në mediet online qarkulloi lajmi se shkrimtari i madh Ismail Kadare është në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. 

Njoftimi i bërë nga shkrimtari Arti Lushi shqetësoi mbarë opinionin publik, ndërsa mori dhenë në të gjitha portalet online.

Newsbomb u interesua dhe vërtetoi se shkrimtari i madh Kadare, fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore, dhe nuk ka asnjë problem të tillë.

Drejtuesi i shtëpisë botuese “Onufri” Bujar Hudhri për Newsbomb.al rrëfen se Kadare është mirë dhe ndodhet në Durrës, në vilën e tij në Qerret.

Poeti Arti Lushi në njoftimine tij shkruante: “Miq, më vjen keq të ndaj një lajm të hidhur me ju. Sapo më njoftuan nga spitali Arnand Trouseau në Paris që shkrimtari ynë kombëtar, Ismail Kadare ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Uroj që Zoti t’u japë forcë e kurajo familjarëve dhe të afërmëve, e mbi të gjitha qetësinë për të pranuar vullnetin e epërm”.

Menjëherë pasi lajmi i rremë mori dhenë, Lushi e ka fshirë këtë status. Ende nuk dihen motivet e këtij veprimi nga ana e poetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndahet nga jeta operatori i filmave, Ilia Terpini
»
Article Logic
Execution time: 0.0041239261627197
array(1) { ["section"]=> string(83) "fake-news-deklarata-e-shkrimtarit-e-pavertete-ismail-kadare-nuk-eshte-semure-127882" }