Fakti i ri/ Kastriot Ismailaj dhe një shtetase Amerikane, janë takuar disa herë me Sali Berishën

Publikuar tek: politike, më 19:43 04-09-2015 Fakti i ri/ Kastriot Ismailaj dhe një shtetase Amerikane, janë takuar disa herë me Sali Berishën Ish kryeministri Sali Berisha dhe Ilir Meta

Sali Berisha kur ishte kryeministër, e ka pritur vetë në zyrë shtetasin Kastriot Ismailaj, njeriun për të cilin sot PD pretendon se i ka dhënë rryshfet Ilir Metës për çështjen e mbledhjes së borxheve të CEZ. 

Sipas dëshmisë së një shtetasi Pajtim Sula, pikërisht në rrjetin social të ish- kryeministrit dalin fakte të reja. Newsbomb.al kontaktoi ditën e djeshme me zotin Sula i cili u përgjigj nëse ishte person që ekzistonte. Ai iu përgjigj ftesës sonë, por pa treguar se çfarë pozicioni ka pasur gjatë asaj qeverisjeje, por ka qene ne tregti dhe sidomos tregtinë me jashtë, duke pretenduar se ka dijeni për të gjithë këtë çështje.

Fakti më interesant që sjell ky personazh pikërisht në faqen zyrtare të zotit Berisha dhe i kujton se ka pritur Ismailajn në zyrë me një shtetase që pretendon se është amerikane, por që sipas Sulës është Polake dhe quhet Rebecca Kaskin.  Ish kryeministri Sali Berisha, jo vetëm ka pasur dijeni, por ndërkohë ka hapur rrugën e bashkëpunimit të Ismailajt në shumë drejtime, siç pretendon mesazhshkruesi.

“Zoti Berisha t’ju sjell në vëmendje, kur ju ishit Kryeministër, Kastriot Ismailaj që tashmë është në burg ju ka ardhur në zyrë bashkë me një zonjë që ka nënshtetësinë amerikane bashkëpunëtore me Ismailajn, dhe ju ka premtuar miliona investime në minierat tona.

Të dy këta mashtrues kishin një firmë të përbashkët në Zvicër. Ju jeni shumë në dijeni se kush është ky monstër . Nga ana ime ju keni marrë një informacion nëpërmjet segmenteve shtetërore që ky person nën emrin tuaj në Afrikë, në Kongo është prezantuar si njeriu juaj dhe aty ka mashtruar një shtet të tërë duke bërë larje parash në një bankë në Kongo në qytetin Lumbubash, afër Zimbavies. Po ashtu me viston tuaj ky person ka shkuar në Mal të Zi dhe i ka ofruar kryeministrit aty po nën emrin tuaj të njëjtat gjëra siç ju ofroi juve. Po kështu edhe në Kosovë. Ka shkuar në emrin tuaj. Ky person erdhi në Shqipëri dhe mori të drejtën e mbledhjes së borxheve të CEZ dhe ju ishit në dijeni. E pse habiteti tani?

Fati më çoi në Kongo dhe kur u vu një çmim për mua për të më eleminuar se pa dashje kisha rënë në gjurmët e piramidave të 1996, në Afrikë sërish përmendet emri juaj dhe ju e keni këtë informacion. Dhe nuk u shqetësua njeri. Dhe ishte ky person bashkë me atë të quajtur amerikane por mesa kam dijeni është polake dhe emri i saj është Rebecca Kaskin” shkruan Sula.

Qëndrimi i tij vendoset në statusin e Berishës që flet për çështjen CEZ/Meta. “Dokumenta autentike dëshmojne se avokati i famshëm i kësaj studioje Tim Schreibe, seancën e gjykimit në arbitrazh ndërkombëtar kundër kompanisë DIA të Kastriot Ismailajt, që ka vjedhur ne bashkepunim shuma të mëdha nga borxhet prej 200 milionë dollarë të CEZ, ka akuzuar Ilir Metën duke mos e cituar me emër por duke thene se kompania Ismailaj i ka dhënë shuma të mëdha rryshfet nje ish-kryeministri të akuzuar edhe më parë për korrupsion”, shkruan Berisha në facebook.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama reagon kundër PD dhe Zaganit: Shpalleni pishtar demokracie trafikantin e drogës
Deputetja Shamku e pa kënaqur me cilësinë e teksteve shkollore, të paqarta dhe me gabime »
Article Logic
Execution time: 0.022105932235718
array(1) { ["section"]=> string(100) "fakti-i-ri-kastriot-ismailaj-dhe-nje-shtetase-amerikane-jane-takuar-disa-here-me-sali-berishen-19980" }