Faleminderit Kapiten!

Publikuar tek: sport, më 08:09 10-09-2016 Faleminderit Kapiten!

Nga Marin Mema

Ti zgjodhe të tërhiqesh nga Kombëtarja, por për ne tifozët e shumtë, shqiptarët kudo që ndodhen, ti mbetesh zemra e këtij ekipi. Mbetësh lideri i një skuadre që tregoi se asgjë nuk është e pamundur. Forca jote, dëshira, pasioni, vullneti për të mbajtur bashkë këta djem edhe në momente të vështira nuk do të harrohen kurrë. Ti dite të drejtosh në fushë dhe jashtë saj me zemër të madhe, me shtytjen e një të riu fillimisht 19 vjeçar e me pjekurinë e një veterani më pas.

Dite të jesh lider i një skuadre që kërkonte të linte gjurmët e saj, të tregonte jo thjesht aftesitë, por edhe të ngrinte flamurin e një kombi. Për disa ishin thjesht ndeshje për të tjerë ishin klithje të historisë sonë. Mbete kapiten i përgjegjësive të mëdha në të mirë e në të keqe, atëhere kur fitonim apo humbnim, duke marrë përsipër gjithçka si një lider.

Kapiten do t’i mungosh ekipit në fushë, do të na mungosh ne të gjithëve. Shpresoj një ditë të të shoh në stolin e Kombëtares Shqiptare.

Faleminderit Kapiten.

Article Logic
Execution time: 0.0244460105896
array(1) { ["section"]=> string(26) "faleminderit-kapiten-52494" }