“Faleminderit legjendë”, korçarët përshëndeten me kapitenin Shkëmbi

Publikuar tek: sport, më 19:37 18-05-2016 “Faleminderit legjendë”, korçarët përshëndeten me kapitenin Shkëmbi

Pas më shumë se 18 vitesh karrierë si profesionist, Bledi Shkëmbi vari sot këpucët në gozhdë. 36 vjeçari mbylli karrierën pas suksesit të gjashtë radhazi me ekipin e tij, Skënderbeun, në kampionat. Ndeshja kundër Flamurtarit në Vlorë ishte e fundit për të, ku ai u aktivizua në pjesën e dytë të lojës.

Bledi Shkëmbi u bë pjesë e të rinjve të Skënderbeut që në moshën 11 vjeçare dhe kur ishte vetëm 18 vjeç ai u kthye në një prej lojtarëve më të rëndësishëm për korçarët në ekipin e parë. Në sezonin e tij të parë në Superligë, 1997-1998, ai u aktivizua në 31 ndeshje nga 34 të tilla dhe shënoi një gol.

Pas tre sezonësh në Korçë, Shkëmbi u transferua në Durrës, ndërsa skuadrat që ndërroi gjatë karrierës ishin disa. Ai ka luajtur për Partizanin dhe Besën në Shqipëri si dhe për Rijekën në Kroaci. Në vitin 2008 Shkëmbi u rikthye te Skënderbeu, me një shkëputje disa mujorëshe ku u aktivizua në Kavajë, dhe në 2010-ën rikthimi ishte përfundimtar deri sa u largua nga fusha e lojës.

Shkëmbi ka zhvilluar gjithashtu 14 ndeshje me Kombëtaren Shqiptare përgjatë viteve 2001-2006.

Reagimi i klubit të Skënderbeut në “Facebook:

Kapiteni Bledi Shkëmbi 'var këpucët në gozhdë' dhe i jep lamtumirën futbollit të luajtur me 6 tituj kampion dhe si lider i një Skënderbeu europian. Askush si ti kapiten. Je shëmbull dhe idhull i shumë të rinjve.

Faleminderit Legjendë !

Kupa të fituara nga Shkëmbi:

6 Superliga- Skënderbeu

1 Kupë të Shqipërisë- Besa

2 Superkupa- Skënderbeu

Çmime individuale:

Lojtari i muajt në Superligë, dhjetor 2013- Skënderbeu

Sondazh per Personazhin e Vitit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Skënderbeu kampion, Peleshi: Së shpejti me stadium të ri
Humbja ndaj Skënderbeut, shpërbëhet Flamurtari »
Article Logic
Execution time: 0.026108026504517
array(1) { ["section"]=> string(70) "faleminderit-legjende-korcaret-pershendeten-me-kapitenin-shkembi-40843" }