Falimentimi i “Praktiker”, gjykata miraton 13 mln lekë për kreditorët

Publikuar tek: ekonomi, më 15:48 23-05-2016 Falimentimi i “Praktiker”, gjykata miraton 13 mln lekë për kreditorët

Rreth 13.3 milionë lekë do t’iu shpërndahen kreditorëve të kompanisë Praktiker Albanien e cila e ka nisur procesin e falimentit rreth 3 vjet më parë. Në mbledhjen e radhës Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë ka vendosur që për gjashtë kreditorët shuma që do të mund të shpërndahet është rreth 13.3 milionë lekë, ku vlera më e madhe i ka takuar kreditorit Prespa shpk.

Në fakt pretendimet e tyre janë disa herë më të larta dhe llogariten në rreth 2.5 miliarëde lekë. Megjithatë në vendimin e saj gjykata krijon të drejtën e ankimit në një shkallë më të lartë.

Kompania me qendër në Kirkel të Gjermanisë e mbylli hipermarketin në vitin 2011, por u largua nga Shëipëria një vit më pas. Me kërkesë të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Gjykata e Tiranës nisi në 2013-ën procedurat e falimentimit. Aktualisht procesi i falimentit administrohet nga Mimoza Cara. / Monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028772830963135
array(1) { ["section"]=> string(72) "falimentimi-i-praktiker-gjykata-miraton-13-mln-leke-per-kreditoret-41261" }