Falsifikimi i firmës së Karajt? Bashkia mohon akuzat: Pas 29 ditësh PD-së i bllokohen llogaritë

Publikuar tek: politike, më 18:17 09-12-2015 Falsifikimi i firmës së Karajt? Bashkia mohon akuzat: Pas 29 ditësh PD-së i bllokohen llogaritë

Disa portale online shkruan sot se Besmir Karajt, inspektorit që ka vënë firmën në gjobën e Bashkisë atribuar Partisë Demokratike, i është falsifikuar firma.

Karaj është njëkohësisht djali i kryetarit të Partisë Demokratike dhe pretendohet se ai ka bërë kallëzim për falsifikimin e firmës së tij, sipas lapsi.al. Ndërkohë Expres.al pretendon se disponon edhe një intervistë ku inspektori thotë se i është falsifikuar firma por nuk e publikon këtë intervistë.

Sakaq, drejtues të bashkisë mohojnë një gjë të tillë për newsbomb.al. Ata thonë se gjithçka është transparente dhe i kujton Partisë Demokratike se pas 6 ditësh hyn kamatëvonesa dhe pas 29 ditësh, në rast mosshlyerje të gjobës, i bllokohen llogaritë. Bashkia ka gjobitur Partinë Demokratike me 163 milionë lekë për dëmet e shkaktuara nga protesta e djeshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg vizitë zyrtare në Tiranë
Deputetja socialiste reagon për “kastravecin e Bashës”: Nevojë urgjente për karantinë »
Article Logic
Execution time: 0.020565986633301
array(1) { ["section"]=> string(99) "falsifikimi-i-firmes-se-karajt-bashkia-mohon-akuzat-pas-29-ditesh-pd-se-i-bllokohen-llogarite-27362" }