Familja e Sali Berishës në festë, një gëzim i bukur për ta (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 10:36 26-05-2016 Familja e Sali Berishës në festë, një gëzim i bukur për ta (FOTO)

Familja e Sali Berishës është në festë, për shkak të një gëzimi shumë të bukur për ta.

Nipi i vogël i ish-kryeministrit, Arti bën plot 6 vjeç. Një urim krejt special ia ka bërë mbesa e madhe e Berishës, vëllait të saj.

Ja çfarë i shkruan Dasara Malltezi:

‘’Gëzuar ditëlindjen dashuri e jetës sime! Më duket si dje kur erdha në spital dhe të pashë për herë të parë dhe çdo gjë që ka ndodhur deri më tani duket si një ëndërr, ku koha fluturon pabesueshmërisht shpejt.

E vërtetë, dashuria rritet me kohën, por ti ‘’Kampioni’’-i im i vogël dhe i çmendur, ma rrëmbeve zemrën shumë kohë më parë, duke u bërë pika ime e dobët.

Tani jeni të gjithë të rritur, u bëre 6 vjeç e nis shkollën këtë vit dhe unë kam frikë se koha do na kalojë, ashtu siç ndodhi këto 6 vjet. Duket sikur një ditë të pashë dhe në kohën e drekës ishe 3 vjeç e më pas të kërkova të provoje dorezat e mia të boksit.

Në darkë ti ishte 5 dhe provokove te mua të njëjtin reagim veçanërisht kur largohem. Mendimi i viteve që do të vijnë, duke më kaluar mua në këtë mënyrë, më vdes, ma merr frymën. Jam më shumë se e bekuar që të kam ty vëllanë tim të vogël Arti. Të dua më shumë se fjalët mund ta shprehin ndonjëherë, apo distanca mund ta lejojë të tregohet. Dhe po, më mungon dhe më vjen keq që nuk po festoj me ty tani. Të dua dhe të uroj jetë të lumtur! Dhe faleminderit që më telefonon çdo herë e më bën të ndjehem mirë sa herë ''Bayern''-i humbet një ndeshje futbolli.’’

dasaramalltezivellai.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.087907075881958
array(1) { ["section"]=> string(68) "familja-e-sali-berishes-ne-feste-nje-gezim-i-bukur-per-ta-foto-41533" }