Familja e Ziver Veizit i telefonon Albert Çacit: PS na harroi

Publikuar tek: politike, më 18:33 19-06-2015 Familja e Ziver Veizit i telefonon Albert Çacit: PS na harroi

Të vrarët e 21 janarit nuk ka dëshirë askush ti kujtojë në prag të 21 qershorit, kur janë zgjedhjet lokale, dy vjet pas ardhjes në pushtet të socialistëve. Por familjarët e socialistëve që u bënë dëshmorë në 21 janar 2011 duke protestuar ndaj qeverisë Berisha-Meta vazhdojnë të presin për drejtësi.
Familja e Ziver Veizit, njëri prej 4 të vrarëve në atë protest, ka telefonuar kandidatin për Bashkinë Fier, Albert Çaçi, një ish-deputet socialist, duke I uruar fitoren dhe duke I thënë se ndihen të harruar nga pushteti I sotëm.  “Të nderuar miq, sot më ka telefonuar për të më uruar fitoren në zgjedhje bashkëshortja dhe vajza e Ziver Veizit, socialistit të vrarë në 21 Janar. Më ka prekur shumë ajo telefonatë. Më ka risjellë në memorie ato ditë të nxehta të terrorit berishian ndaj nesh, më ka sjellë në mendje foton e Anës së bukur duke qarë babain e vet të vrarë.
 
Kur pashë dje Ramën dhe Metën që ecnin në bulevardin bosh për në miting, mu kujtuan të vrarët. Jam i bindur që i janë kujtuar dhe Anës. Nuk bëmë drejtësi për 21 Janarin. Përkundrazi, Ilir Meten që na quajti kokëpalarë e futëm në qeveri. Turp për Edi Ramen! Prandaj Ana më tha dje në telefon: Fito ti Berti, se të tjerët na harruan!”, shkruan Albert Çaçi sot në faqen e tij në facebook.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama dhe Rroshi inagurojnë monumentin e demokracisë në qendër të Kavajës
Arben Llalla: Paturpësi e himariotëve, vijnë nga SHBA për të mbështetur Fredi Belerin »
Article Logic
Execution time: 0.018589973449707
array(1) { ["section"]=> string(66) "familja-e-ziver-veizit-i-telefonon-albert-cacit-ps-na-harroi-14033" }