Familja me 5 persona u shua në aksident, autoritetet shpallin ditë zie

Publikuar tek: rajon, më 19:39 08-07-2018 Familja me 5 persona u shua në aksident, autoritetet shpallin ditë zie Nga aksidenti

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën pesë anëtarëve të një familje në Suharekë, ndërkohë që autoritetet kanë vendosur një ditë zie në nder të viktimave.

Dy prindërit dhe tre fëmijët humbën jetën pas një përplasje të mjetit të tyre tip “BMW” me një autobus, përplasje që rezultoi fatale për famijen Sadikaj, të cilët ishin rikthyer në vendlindje për pushimet verore.

Kryetari i Komunës së Suharekës ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimave, ndërkohë që ka lajmëruar se ditën e varrimit flamujt e qytetit do të jenë ulur në gjysëm shtizë.

POSTIMI:

Sot jemi tronditur nga tragjedia që i ka ndodhur Familjes Sadikaj, e cila në aksident komunikacioni ka humbur 5 anëtarë, në magjistralen Duhël-Suharekë.

Si Kryetar Komune në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës tonë u shprehë ngushllime.
Natyrisht në momente të vështira, ne bashkëndjejmë me familjarët tyre në këtë pikëllim.

Si Kryetar Komune do të marrë vendim që dita e vorrimit të shpallet Ditë Zie në Komunën e Suharekës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shuhet një familje e tërë në Suharekë, kishin ardhur për pushime (DETAJE- PAMJET ME VIDEO)
Përsëritet historia, detaji TRONDITËS për familjen që u shua në aksident: Në të njëjtën rrugë vite më parë kishin humbur... »
Article Logic
Execution time: 0.0040180683135986
array(1) { ["section"]=> string(76) "familja-me-5-persona-u-shua-ne-aksident-autoritetet-shpallin-dite-zie-127213" }