Familja Tafaj – Gjeneza e fisit të madh dhe kontributi në shoqëri

Publikuar tek: kulture-art, më 08:10 02-09-2018 Familja Tafaj – Gjeneza e fisit të madh dhe kontributi në shoqëri

Historia e i një prej më të parave familje , formuese e qytetit të Tiranës, ardhja e tyre përkon me vitin 1680, pra vetëm pak kohë pas themelimit të Tiranës si qytet (1614). Kjo familje e madhe tiranase ka kontribuar në zhvillimin e qytetit në të gjitha drejtimet, mjekësi, art, kulturë, biznes, sport, artizanat… Fisi Tafaj ka 11 breza në Tiranë, duke llogaritur që një brez përfshin 30 vjet. Karakteristike e kësaj familjeje është që deri në mesin e shekullit të kaluar janë përsëritur emrat Osman, Gut, Rexhep, Beqir, Mustafa, Zenel, Ibrahim, Xhemal… Pas kësaj periudhe, sidomos nga vitet 1950 deri në vitet 2000, dominojnë emrat e rinj që vijnë nga periudha ilire: Genc, Alban, Gent, Arben, Ilir, Ardian…

 

Gjeneza e fisit, e cila ende është në studim, nis në 1680 dhe vijon deri tani. Në të përfshihen 743 Tafaj, prej të cilëve 337 femra, që përbëjnë 45.2 për qind, dhe 406 meshkuj, 54.8 për qind. Jetëgjatësia e fisit 69.3 vjet. Si shembulli konkret i jetëgjatësisë mbahet mend Gut Tafaj, i cili rrojti 120 vjet. Ndërkaq, në mbledhjen e këtij fisi të hershëm tiranas ishte pjesëmarrës dhe më i vjetri ndër Tafajt, Shyqyri Tafaj, që është mbi 90 vjeç. Nga ky fis i madh numërohen 160 kuadro të lartë, ndërsa mes tyre ka dhe familje ku të gjithë pjesëtarët janë me arsim të lartë. Disa nga intelektualët që mund të përmendim, janë Jonuz Tafaj, noteri i parë shqiptar, Sinan Tafaj, pedagog i psikologjisë, Lili Tafaj, muzikante.

Po kështu, nga fusha e sporteve kemi Alban Tafajn, futbollistin e njohur të Tiranës, Gut (Mahmut) Tafajn, portier, si dhe shumë të tjerë. Ndërkaq, një kontribut të madh djemtë e familjes Tafaj kanë dhënë edhe në drejtimin e njësive bashkiake, pra zonës ku janë rritur e lindur. Përgjatë viteve 2000-2003, Njësia Bashkiake nr. 8 u drejtua nga Genc Tafaj, ndërsa nga 2003-shi dhe deri në 2015 ajo u drejtua nga Arben Tafaj, që është edhe kryetari i shoqatës “Tirana”.

Rrugë e shkolla që mbajnë emrin e familjes

Në vitin 2001, me vendim të Këshillit Bashkiak, u bë rivendosja e emrit të Rrugës së Tafajve. Ndërkaq, dy shkolla të Tiranës, një e ndërtuar rishtazi, ku dikur ishte “10 korriku”, është emërtuar shkolla e mesme e përgjithshme “Sinan Tafaj”, ndërsa në fshatin Dajt një shkollë 9-vjeçare ka emrin e mësuesit veteran Nexhmi Tafaj. “Aty ku rrinë Tafajt, lagjja e Tafajve…”. Kështu e identifikojnë tiranasit e vjetër, por edhe ata të pasviteve ’50, aksin që lidh Rrugën e Dibrës me rrugën “Bardhyl”. Rruga nis te Selvia dhe përfundon te Plepi, apo kryqëzimi i parë…

Nevoja për të pasur një rrjet rrugor të dobishëm solli hapjen e rrugës “Xhemal Pashë Parga”, që sot e mot njihet si Rruga e Tafajve. Rruga nisi të hapej më 1928 dhe për këtë oborret e shtëpive të Tafajve u ndanë në mes, pasi aksi duhej të kalonte mes tyre. Familjet e vjetra të Tiranës morën si shpërblim për shpronësimin 10 585 franga ari dhe nga urbanistët u parashikua gjatësia 300 metra linearë dhe gjerësia 12 metra. Për ndërtimin, ku parashikoheshin trotuaret, kanalizimet, asfalti, u shpenzuan 7 200 franga ari. /Gazeta Shqiptare/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Një gazetar para kobures së qeverisë
17-vjeçarja shqiptare fiton çmimin e festivalit ndërkombëtar, kush është artistja e re që po korr sukses në botë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.016525983810425
array(1) { ["section"]=> string(70) "familja-tafaj-gjeneza-e-fisit-te-madh-dhe-kontributi-ne-shoqeri-132919" }