Familja u shuna në aksident, rrëfimi PREKËS i vëllait të 25 vjeçares: Do vinin të mërkurën në Shqipëri për...

Publikuar tek: rajon, më 06:28 10-07-2018 Familja u shuna në aksident, rrëfimi PREKËS i vëllait të 25 vjeçares: Do vinin të mërkurën në Shqipëri për...

Vëllai i 25-vjeçares A.S. që humbi jetën e saj bashkë bashkëshortin, dy fëmijët dhe vjehrrën në një aksident të dielën në rrugën Suharekë-Duhël, ka rrëfyer për ngjarjen tragjike në një intervistë për median zviceran 20min.ch.

Ylli V., i cili është vëllai i madh i 25-vjeçares që ndërroi jetë në aksidentin shprehet se ende nuk mund ta besojë ndarjen nga jeta të motrës së tij dhe nipit e mbesës.

“Rreth gjysmë ore para se të ndodhte aksidenti ne ishim ulur dhe po qëndronim bashkë. “J.S, si gjithmonë bënte shaka. Në ditët e ardhshme ne kishim planifikuar që të shkonim në bregdetin shqiptar ku do të festonim edhe ditëlindjen e motrës sime”.

26 vjeçarja që ndërroi jetë të dielën, kishte ardhur në Kosovë bashkë me familjen e tij të premten.

Ylli V. tregon se ai bashkë me familjen e tij u nisën drejt Shqipërisë, ndërsa familja prej katër anëtarësh dhe gjyshja e tyre po shkonin tek vëllai i 32-vjeçarit, J.S.

“Ata donin të vinin të mërkurën në Shqipëri. Unë duhej t’ua rezervoja hotelin atyre”, thotë Ylli V.

Më tej ai rrëfen se si e mopri vesh për aksidentin.

“Isha i tronditur. Për shkak se isha duke vozitur në makinë, më duhej të ndaloja dhe të merrja frymë thellë. Gruaja ime pyeti se çfarë kishte ndodhur. Pastaj të dy filluam të qajmë”, vazhdon rrëfimi i Ylli V.

Familja katër anëtarëshe jetonte prej vitesh në qytetin Reinach të kantonit të Aargau në Zvicër. Ata ndodheshin me pushime në Kosovë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « U prezantua si agjent i CIA, arrestohet serbi në Kosovë
Po heton vrasjen e Ivanoviç, dhunohet brutalisht gazetari serb »
Article Logic
Execution time: 0.004673957824707
array(1) { ["section"]=> string(111) "familja-u-shuna-ne-aksident-rrefimi-prekes-i-vellait-te-25-vjecares-do-vinin-te-merkuren-ne-shqiperi-per-127347" }