Fanella e Shqipërisë, ndër më të shtrenjtat në “Euro2016”

Publikuar tek: sport, më 19:55 17-03-2016 Fanella e Shqipërisë, ndër më të shtrenjtat në “Euro2016”

Fanella e Shqipërisë do të kushtojë shtrenjtë këtë Europian. Ashtu si ka njoftuar më herët FSHF, bluzja e Kombëtares Shqiptare mund të blihet ‘online’ për 109 mijë lekë të vjetra dhe çmimi është i njejtë për të treja versionet.

Sipas “Mirror”, fanella kuq e zi është ndër më të shtrenjtat e Euro2016. Ajo renditet e 5-ta nga 13 fanella që mund të blihen në internet. Me një çmim 61.2 paund, Shqipëria lë pas vetes ekipe të mëdha si Anglia, Spanja dhe Italia, kosto e fanellave të tyre varion nga 60 deri në 55.8 paund.

Përpara Shqipërisë renditen Gjermania, Belgjika, Austria dhe Suedia, kjo e fundit ndodhet në vend të parë me një çmim prej 72.3 paund.

Fanellat më të lira janë ato të Rumanisë dhe Republikës Çeke, që kushtojnë respektivisht 34 dhe 31.8 paund.

fanella.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.061983823776245
array(1) { ["section"]=> string(60) "fanella-e-shqiperise-nder-me-te-shtrenjtat-ne-euro2016-35367" }