Fanellat e reja të Kombëtares dalin në shitje, ja sa kushtojnë dhe si t’i blini online

Publikuar tek: sport, më 20:34 05-02-2016 Fanellat e reja të Kombëtares dalin në shitje, ja sa kushtojnë dhe si t’i blini online

Nisur nga suksesi i madh prezantimit të bluzes së re të Kombëtares, modelit “Triumf”, e cila do të jetë një prodhim i limituar dhe i dedikuar vetëm për ndeshjet e Kampionatit Europian ‘Euro 2016’ dhe duke parë kërkesën e madhe të tifozëve për të patur sa më parë këto bluza, FSHF ka vendosur të fillojë shitjet e saj përpara afatit të planifikuar.

Më saktë, bëhet fjalë për një proces “para-shitje” ku blerësit do t’i marrin në dorëzim bluzat në javën e parë të muajit Prill.

Kjo bluzë vjen menjëherë në treg me një ofertë lancimi ku çmimi i bluzes do të perfshije falas edhe koston e dërgesës së saj në çdo vend ku tifozet shqiptarë ndodhen. Kjo do të jetë një ofertë e kufizuar në kohë dhe në numër, nga e cila do të përfitojnë pesëqind personat e parë që do të blejnë “Triumfin”.

Së bashku me modelin e ri, risia e këtij modeli është se ai do të ofrohet edhe në prerje femërore dhe për masat për fëmijë ose “Junior” siç njihen ndryshe.

Fanellat e Kombëtares mund të porositen online në faqen zyrtare të FSHF-së, në seksionin “Dyqani online”. Çdo fanellë do të kushtojë 10900 lekë të reja, ose ndryshe 109 mijë lekë të vjetra dhe çmimi do të jetë i njejtë për të treja versionet. 

2.png

1.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ish-lojtari i Interit pranë Partizanit, gati kontrata për mesfushorin e ri
Kombëtarja Shqiptare ndeshje miqësore me Gjermaninë, konfirmon De Biasi »
Article Logic
Execution time: 0.02354097366333
array(1) { ["section"]=> string(91) "fanellat-e-reja-te-kombetares-dalin-ne-shitje-ja-sa-kushtojne-dhe-si-t-i-blini-online-31854" }