Fansat zemërohen me Linda Halimin, ajo i sqaron për muzikën serbe

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:40 22-04-2016 Fansat zemërohen me Linda Halimin, ajo i sqaron për muzikën serbe

Këngëtarja nga Kosova Linda Halimi, e cila ndodhet në Shtetet e Bashkuara dhe prej disa ditësh zgjedh të komunikojë me fansat përmes video-ve live, duket se ka patur një incident të vogël.

Fansat e kanë kritikuar këngëtaren pas videos së fundit live, ku në sfond dëgjohej muzikë, serbe, çka atyre nuk u ka pëlqyer aspak. Por Linda ka postuar një sqarim lidhur me situatën duke thënë se në momentin që po filmonte, ndodhej në një restorant boshnjak, ku kishte shkuar për të shijuar ushqimet tradicionale ballkanike dhe muzika luhej nga stafi i restorantit.

"Sqarim : Të dashur miq, unë ndodhem në restaurant Boshnjak dhe nuk mund të kontrolloj muzikën që luhet në radiostacionin në të cilin po luhet muzika në këtë restaurant! Po marr shumë Kritika se pse muzika që u dëgjua në videon time live ishte serbe...

“Unë nuk kam asnjë kontrollë rreth muzikës që luhet e përsëris prapë! Unë erdha këtu si kliente për hërë të parë dhe Unë kam ardhur keëtu të shijoj ushqimin ballkanik në restaurantin Boshnjak meqë kam mall për ushqimet tona tradicionale ballkanike, muzika Serbe nuk do të lëshohet kurrë në shtëpinë time mirëpo ky është restaurant dhe aty ndodhem momentalisht.

Pa modesti e them, unë patriotizmin tim e kam shfaqur aty ku duhet moti tashmë, dhe vazhdoj ta dua kombin tim edhe kur kombi im nuk më vleresoi kur më duhej më së shumti.e dijmë të gjithë edhe pse i kam mbyllur sytë dhe kam vazhduar të punoj shumë duke i injoruar gjërat dhe fjalët negative! Nëse dikush është aq injorant sa që të bëj pyetje kaq injorante se pse ndodhem aty ku luhet muzika serbe, unë kam një pyetje për ta : Po ti e kontrollon dot muzikën që lëshohet në ndonjë restaurant kur shkon të hash ? eh, I didn't think so.. Kështu që BYE mos më bezdis me gjëra të tilla absurde! Falemnderit dhe Cheers love u all”, shkruan këngëtarja.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022954225540161
array(1) { ["section"]=> string(70) "fansat-zemerohen-me-linda-halimin-ajo-i-sqaron-per-muziken-serbe-38409" }