Fansi ‘fut hundët’ aty ku nuk i takon, por këngëtarja nuk heziton t’i përgjigjet

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 14:01 12-09-2016 Fansi ‘fut hundët’ aty ku nuk i takon, por këngëtarja nuk heziton t’i përgjigjet

Ndonjëherë fansat tregohen vërtet shumë të pavend.

“A do bashkëpunoje ndonjëherë me Taylor Swift?” – kjo ishte pyetja që një fans i bëri këngëtares Katy Perry në faqen e saj në twitter.

Por, këngëtarja nuk ka hezituar aspak t’i kthejë një përgjigje. “Nëse ajo kërkon falje, patjetër”- shkruan Katy.

Me këtë veprim, këngëtarja e “Rise” u ka vënë vulën të gjitha zërave dhe ka konfirmuar se ajo dhe Taylor Swift kanë konflikte me njëra-tjetrën.

Në rast se nuk ju kujtohet, në mediat ndërkombëtare flitet se kënga “Bad Blood” e Taylor Swift i kushtohet pikërisht Katy Perry-t.

Kjo pasi në vitin 2012, Katy ripunësoi disa kërcimtarë të cilët ishin ndërkohë të angazhuar me këngëtaren tjetër.

Megjithatë, Taylor i ka mohuar këto zëra duke thënë se kënga i kushtohet një tjetër këngëtareje.

Por që midis tyre ka probleme, kjo është e padiskutueshme. Sidomos pas kësaj përgjigjeje pikante të këngëtares.

Burimi: TMZ

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.014327049255371
array(1) { ["section"]=> string(83) "fansi-fut-hundet-aty-ku-nuk-i-takon-por-kengetarja-nuk-heziton-t-i-pergjigjet-52676" }