Faqja e Bob Dylan heq referencën për Nobelin e Letërsisë

Publikuar tek: kulture-art, më 21:49 21-10-2016 Faqja e Bob Dylan heq referencën për Nobelin e Letërsisë

Faqja e internetit të kantautorit amerikan, Bob Dylan, ka hequr referencën për çmimin e tij Nobl të Letërsisë.

“Në fillim të kësaj jave, u shfaq një referencë në lidhje me një volum që përmbledh tekstet e këngëve të tij nga viti 1961-2012 ku përmendet Nobeli i Letërsisë 2016, por kjo është zhdukur, njofton gazeta suedeze “Aftonbladet”.

Akademia suedeze vlerësoi javën e fundit legjëndën e rokut, 75-vjeçar, për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e këngës amerikane.

Në fillim të javës, Akademia njoftoi se nuk ka arritur të kontaktojë personalisht me Dylan, por se i ka dërguar letër duke e ftuar në ceremoninë e dhënies së çmimit, që mbahet në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobel, industrialisti suedez që shpiku dinamitin dhe që ka krijuar këtë çmim.

“Do të ishte fantastike nëse Dylan do të dëshironte të vinte në dhjetor në Stokholm por nëse nuk do, le të jetë kështu”, tha Sara Danius, sekretare e Akademisë.

Ajo kujtoi raste të së shkuarës kur nuk ka qenë dot e mundur që të kontaktohen fituesit, si autorja kanadeze Alice Munro në vitin 2013, duke shtuar se “çfarëdo që të ndodhë, vlerësimi i përket Dylan-it, gjë për të cilën është përgjegjëse Akademia suedeze”.

“Fituesve u jepet Çmimi Nobel për atë që kanë arritur, jo si një joshje për të ardhur në Stokholm”, theksoi ajo.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO E RRALLË: Fishta, Poradeci, Koliqi dhe Asdreni bashkë në Shkodër
Fotot tragjike/ Teatri “Migjeni” bosh kur interpretohet “Rrno për me tregue” e At Zef Pllumit, denoncimi i gazetarit »
Article Logic
Execution time: 0.01812481880188
array(1) { ["section"]=> string(62) "faqja-e-bob-dylan-heq-referencen-per-nobelin-e-letersise-56996" }