Faqja që po trondit përdoruesit e "Facebook" në Shqipëri: Fton gratë dhe burrat të denocojnë tradhtinë bashkëshortore dhe ja ç’zgjidhje jep

Publikuar tek: fcb-bomb, më 13:50 06-02-2017 Faqja që po trondit përdoruesit e

Agjencia Investigative D.I.A”. Kështu quhet faqja në facebook që ka tërhequr vëmendjen e shumë përdoruesve të internetit.

Kjo faqe sipas të dhënave është krijuar në Tiranë dhe fton të gjitha gratë apo të gjithë burrat të denocojnë çdo hije dyshimi për partnerët e tyre. Dhe ç’bën kjo faqe pas denoncimit? Gjen një dedektiv privat për të siguruar provat.

“Dyshoni mbi besnikerine e partnerit tuaj ?Mendoni se partneri juaj ju tradhton?!Në cilën do marrëdhënie, partneriteti apo martesore, e rëndësishme është të keni besim tek partneri juaj, përndryshe marrëdhënia juaj do të pësojë ‘krisje’, ku më të lënduarit jeni ju.Nese dyshoni se personi që ju dashuroni dhe i besoni është i pabesë, sjellja juaj do të kthehet në stres të vazhdueshëm psikologjik, ndërsa lidhja juaj do të shkojë drejt fundit .

Nje shkak sado i vogël që ju bën të besoni se partneri/ja apo bashkëshorti/ja ju gënjen e ju tradhëton, atëherë mos humbisni kohë. Mjafton të kontaktoni me agjencin investigative D.I.A ku agjentet tane profesionist do t'ju sigurojne të gjitha faktet e vërteta, para se të ndërmerrni veprime të nxituara, apo të bini në depresion.Detektivët tanë do t’ju ndihmojnë të mblidhni të gjitha faktet, duke përdorur metoda të avancuara investigimi. Në bazë të fakteve dhe provave do të jeni në gjendje të përgënjeshtroni plotësisht ose konfirmoni dyshimet tuaja, nëse partneri juaj është i pabesë.
Per me shume informacion jeni te lutur te na kontaktoni ne numrin tone te kontaktit :0696074007”, thuhet në një prej njoftimeve të “D.I.A-s” .

Ndërkohë kujtojmë se një gjë e tillë është e ndaluar edhe me ligj. Ligji nuk parashikon asnjë agjensi të krijuar me qëllime të kësaj natyre por me gjasë një gjë e tillë është mirëmenduar me qëllim përfitimi.

Kushedi sa gra dhe burra janë të gatshëm të paguajnë edhe “qimet e kokës” për të ditur në partneri/ja i tradhton dhe kushedi sa të tjerë e kanë bërë tashmë këtë për “D.I.A-n”.

agj.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027639150619507
array(1) { ["section"]=> string(142) "faqja-qe-po-trondit-perdoruesit-e-facebook-ne-shqiperi-fton-grate-dhe-burrat-te-denocojne-tradhtine-bashkeshortore-dhe-ja-c-zgjidhje-jep-67873" }