Farsa e "aksionit" në Dogana, drejtorët e "shkarkuar" për performancë të ulët u riemëruan sërish drejtorë

Publikuar tek: politike, më 16:46 24-11-2015 Farsa e

Pas vizitës "blic" të kryeministrit Edi Rama në Drejorinë e Përgjithshme të Doganave, ku u shkarkuan 6 drejtorë, po atë ditë, u pezulluan edhe 18 drejtues në të gjithë Shqipërinë ku pothuajse të gjithë mbanin poste jo të larta, ndërsa në rastet kur ata mbanin poste të larta, janë emëruar në dogana të tjera.

Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave kanë thënë se 15 drejtues doganash janë pezulluar pas vendimit të Komisionit të Disiplinës. Por në të vërtetë, ajo që ngjau si një aksion i madh dhe i rreptë shkarkimesh në Dogana, për shkak të performancës së ulët dhe mosrealizim të të ardhurave, ka qenë vetëm një rokadë për drejtorët e mëdhenj të cilët u shkarkuan nga postet e doganave me preformancë skandaloze, dhe u emërun në poste të tjera po aq të rëndësishme. 15 drejtues të tjerë vetëm sa u pezulluan.

Ndërsa në Sarandë, Vlorë dhe Fier janë komanduar tre krerë të rinj në dogana, përkatësisht, Artan Sulejmani, Mirarbër Teneqexhi dhe Edidon Konomi të cilët u hoqën nga postet si më poshtë:

Mirarbër Teneqexhiu - ish drejtor i Doganës së Tiranës - për mosrealizim u transferua 2 muaj Drejtor i Tarifës, ndërkohë që emërohet drejtor i Doganës së Vlorës.

Elidon Konomi - ish n/drejtor i përgjithshëm për akcizën, e cila rezultonte për mosrealizimin më të madh të të ardhurave të Doganës, emërohet drejtor i Doganës së Fierit.

Artan Sulejmani - ish n/drejtor i përgjithshëm për administratën, emërohet drejtor i Doganës së Sarandës. Drejtori tjetër i Antikontrabandës, Griboz Liçi, pas shkarkimit emërohet drejtor i auditit në DPT.

Drejtorë të tjerë drejtorish, të cilët ishin thjesht teknicienë, janë pezulluar nga detyra për mosrealizim detyrash. Me mosrealizim është Dogana e Tiranës/Durrësit etj. ndërkohë drejtorët qëndrojnë në detyrë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Peleshi: Jemi në rrugën e duhur për reformën në drejtësi
Ambasada ruse: E vërteta e bazës ushtarake në Nish të Serbisë »
Article Logic
Execution time: 0.004141092300415
array(1) { ["section"]=> string(106) "farsa-e-aksionit-ne-dogana-drejtoret-e-shkarkuar-per-performance-te-ulet-u-riemeruan-serish-drejtore-26189" }