Fasada e Bashkisë së Durrësit mbledh si magnet kundërshtarët. Grida Duma e kritikon, Edi Rama e mburr

Publikuar tek: politike, më 08:17 15-06-2015 Fasada e Bashkisë së Durrësit mbledh si magnet kundërshtarët. Grida Duma e kritikon, Edi Rama e mburr Grida Duma dhe Edi Rama në spotet elektorale para Bashkisë së Durrësit

Bashkia e Durrësit është kthyer në një magnet të vërtetë për politikanët gjatë fushatës. Fasada e një prej bashkive më të kritikuara gjatë fushatës sa u përket ndërtimeve dhe betonizimit, ka bërë bashkë politikanët kundërshtarë. Shkak janë bërë ndryshimet në fasadën e saj.

Grida Duma, kandidatja e së djathtës për këtë bashki ka kritikuar punimet në fasada, duke thënë në spotin e saj elektoral, ku pas shpine duket bashkia, se kjo nuk mjafton. Por pikërisht nga i njëjti vend, me sfond Bashkinë e Durrësit, kryeministri Edi Rama thotë se Shqipërinë do e bëjnë shtet dhe se është krenar për këto 18 muaj me ndryshimet , duke sjellë si shembull pikërisht qendrën e Durrësit.

“Jemi dëshmitarë që këtij qyteti çdo ditë  e më shumë po i merret fryma, të ndryshosh vetëm fasadat nuk mjafton”, thotë Duma në spotin e saj.

Kurse Rama thotë: “Jemi krenarë për çka kemi bërë në këto 18 muaj në krye të detyrës…21 qershori është mundësia fantastike për t’I bashkuar të gjitha forcat tona dhe për t’i transformuar bashkitë e reja në hapësira zhvillimi, urban ekonomik e social, duke votuar kandidatët e drejtimit të duhur”.

Duket që Duma e ka realizuar më parë spotin, pasi në plane duken ende skelat, te të cilët hipin punonjësit për të lyer bashkinë, ndërkohë që Rama e ka realizuar në fazën kur punonjësit janë duke punuar me sheshin. Vërtet sheshi i Durrësit është kryeprojekti i realizuar nga Rama në këto 18 muaj, apo është zgjedhur posaçërisht për t’i dhënë një dorë ndihme Vangjush Dakos, që rikandidon për të tretën herë për Durrësin?!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dritan Prifti për kandidatët: Veliaj njeri me maskë, Halimi punëtor, por do votoj Sazanin
Basha:O Edo sa poshtë ke rënë! Po pse, me mallkime do i marrësh votat e mallakastriotëve dhe shqiptarëve? »
Article Logic
Execution time: 0.021291017532349
array(1) { ["section"]=> string(105) "fasada-e-bashkise-se-durresit-mbledh-si-magnet-kundershtaret-grida-duma-e-kritikon-edi-rama-e-mburr-13601" }