Fati i anijes spanjolle me florinj, kush është shqiptari pjesë e deligacionit të Unesco-s që do i tërheqin vëmendjen Kolumbisë

Publikuar tek: kulture-art, më 10:39 22-04-2018 Fati i anijes spanjolle me florinj, kush është shqiptari pjesë e deligacionit të Unesco-s që do i tërheqin vëmendjen Kolumbisë

Anija luftarake spanjolle, e cila lundronte drejt Spanjës me një numër të madh personash të kolonise spanjolle në Amerikën e Jugut mendohet se është mbytur  gjatë betejës se Kartagjenës në Kolumbi më 1708.  Mendohet se anija mbante në bordin e saj 600 persona nga të cilet vetëm 11 shpëtuan.

Anija spanjolle San José  e dizanjuar nga Francisco Antonio Garrote  ishte pjesë e flotës se thesarëve, siç quheshin anijet që transportonin ar dhe materiale të çmuara për Kurorën Spanjolle.  

Pjesë e flotës se kontit Casa Alegre Gjeneral Jose fernandez de Santillian  ajo u interceptua nga Flota Britanike, e cila sulmoi atë dhe anijet shoqëruese. Nga beteja pranë zonës bregdetare Baru, britanikët mundën që të mbysin San Josen sëbahsku me 600 pjestarë të saj si dhe thesarët e grumbulluara në emër të Mbretit të Spanjës.

Vendodhja e anijes është zbuluar në 2015 nga flota kolumbiane dhe fati i saj ende nuk dihet.

Arkeologe dhe historianë të ndryshëm i kanë bërë thirje Unesko-s për të ndërhyrë në shpëtimin e kësaj pasurie të madhe botërore, e cila është vënë në rrezik nga vendimi i Qeverisë kolumbiane për t’a gërmuar dhe nxjerrë nga fundi i detit pasuritë e mëdha që mendohen të jenë në bordin e saj. Nesër në Paris Këshilli shkencor i Unesco-s për pasuritë nënujore botërore do të mbajë një takim special mbi çeshtjen e galeonit spanjoll San Jose ku do t’i kërkohet Qeverisë kolumbiane të respektojë Konventën e Unesco-s mbi pasuritë botërore nënujore. Në Komisionin e Këshillit Shkencor të Unesco-s është edhe shqiptari Auron Tare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare të Bregdetit, i cili do të jetë pjesë e delegacionit të Unesco-s qe do të negocioje me Qeverinë Kolumbiane për fatin e Galeonit Spanjoll San Jose. 

mapacart-kbY--510x349abc.jpg

FOTO-4-MULTIPLES-REGISTROS-kbY--510x349abc.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rebelohet Frederik Ndoci, tregon sekretin 29 vjeçar: Urrej edhe vehten
»
Article Logic
Execution time: 0.0042011737823486
array(1) { ["section"]=> string(132) "fati-i-anijes-spanjolle-me-florinj-kush-eshte-shqiptari-pjese-e-deligacionit-te-unesco-s-qe-do-i-terheqin-vemendjen-kolumbise-117842" }