Fatjoni i “BB8” harron Xhensilën: Ju rrëfej lidhjen time me modelen shkodrane

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 13:29 09-01-2016 Fatjoni i “BB8” harron Xhensilën: Ju rrëfej lidhjen time me modelen shkodrane

Ka përfunduar më në fund ‘telenovela’ e Fatjonit dhe Xhensilës. Çifti është dorëzuar tanimë dhe ka pranuar ndarjen. Por djaloshi nga Skrapari nuk e ka vuajtur edhe shumë ndarjen. Shumë shpejt ai ka gjetur ngushëllim në krahët e një tjetër bukurosheje.

Me sa duket Fatjoni ka një debulesë për modelet, pasi prej pak kohësh ka nisur një lidhje të re, që me sa duket është diçka serioze.

“Po, është e vërtetë, kam nisur diçka të re, shumë të bukur, me një emër të njohur të pasarelave shqiptare, por do të doja që emrin ta zbuloja pak më vonë, pasi është ende herët. Gjërat po shkojnë shumë mirë dhe mund të them se është diçka serioze”, ka pranuar ish-banori i “Big Brother 8” për “Bluetooth”. Interesit tonë për të zbuluar emrin e modeles, Fatjoni i është përgjigjur me shumë mister. “Mund t’ju them që është shumë e famshme dhe është nga Shkodra; më shumë nuk mund të zbuloj”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039748907089233
array(1) { ["section"]=> string(80) "fatjoni-i-bb8-harron-xhensilen-ju-rrefej-lidhjen-time-me-modelen-shkodrane-29533" }