Fatma Haxhialiu tregon anën tjetër, dedikim bashkëshortit të saj

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:51 03-01-2016 Fatma Haxhialiu tregon anën tjetër, dedikim bashkëshortit të saj

E kemi parë shpesh si thumbuese, ironike, shpotitëse por asnjëherë kaq të dashuruar ndaj shikojeni mirë këtë foto-dedikim se s’ndodh shpesh që Fatma Haxhialiu të tregojë për ndjekësit këtë anë të saj.

Në krahët e bashkëshortit, Fatma duket lumturisht e dashuruar ndërsa i bën edhe një dedikim përmes vargjeve të nobelistit Pablo Neruda.

“Nëse do dish pranë t'më rrish
e të mbetemi të ndryshëm,
nëse dielli do t’na shndrisë
e hijet tona s’do mbulojnë sho-shoqen,
nëse do ia dalim të jemi “ne” mes njerëzisë
dhe me njerëzinë të vajtojmë, të gëzojmë, të jetojmë.

Nëse çdo ditë do zbulojmë çka jemi
e jo të kujtojmë çka ishim,
nëse tjetrit do i dorëzojmë veten tonë
pa ditur se cili do të jetë i pari e cili i fundit,
nëse trupi yt do këndojë tok me timin pasi tok është lumturi... Atëherë do të jetë patjetër dashuri,
dhe pritja e gjatë s’do të ketë qenë e kotë."

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02462100982666
array(1) { ["section"]=> string(69) "fatma-haxhialiu-tregon-anen-tjeter-dedikim-bashkeshortit-te-saj-29043" }