Fatma merr në mbrojtje Enedën: Ç’kishte për të qeshur se nuk gjente fjalët në anglisht?

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:40 10-04-2016 Fatma merr në mbrojtje Enedën: Ç’kishte për të qeshur se nuk gjente fjalët në anglisht?

Intervista e Eneda Tarifës e cila nuk gjente dot fjalën e duhur në anglisht, bëri bujë në rrjetet sociale. Por për gazetaren Fatma Haxhialiu shqetësimi kryesor është që gjysma e atyre që u mekën, nuk zotërojmë as shqipen mirë.

“E mirë ma shpjegoni tani ca kishte për të qeshur që Eneda Tarifa nuk gjente fjalët në anglisht gjatë intervistës?

Se gjysma e atyre që u mekën, mezi ngasin shqipen e jo më anglishten. Ja dhe ta zeme nuk di anëglisht e ca pastaj?

Apo sic thonë mamate, la nam e mori vesh bota që e bija filanit nga Shqipëria nuk di gjuhë të huaj, ja pse duhet gjuhë e huaj. Se pritet që ne shqipëtarët te dimë gjithçka si racë superiore që jemi. A pika ne dhe anëgëlishtes tonë, se e ndritëm me të tjerat dhe kjo na ngeli !!!”, shkruan Haxhialiu.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.088375806808472
array(1) { ["section"]=> string(91) "fatma-merr-ne-mbrojtje-eneden-c-kishte-per-te-qeshur-se-nuk-gjente-fjalet-ne-anglisht-37312" }