Fatmir Hoxha në KPA, caktohet trupa gjykuese

Publikuar tek: aktualitet, më 21:01 11-07-2018 Fatmir Hoxha në KPA, caktohet trupa gjykuese

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka caktuar trupën gjykuese që do të shqyrtojë ankimimin për gjyqtarin Fatmir Hoxha.

Trupa gjykuese do të jetë e përbërë nga Albana Shtylla, Ina Rama, Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

Gjyqtari Fatmir Hoxha ka ankimuar vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra.

Ndërkohë është caktuar data e gjykimit për gjyqtarin e Gjykatës së Apelit në Durrës, Besim Trezhnjeva i cili u shkarkua nga KPK-ja në seancën e 13 prillit, ku duke iu referuar të dhënave të ILDKPI-së, u dol në përfundim se gjyqtari kishte kryer deklarim të rremë.

Seanca, ku do të dalë para KPA-së Trezhnjeva, pritet të zhvillohet në datën 26 korrik ora 10:00.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplaset me pemën, vdes tragjikisht i riu shqiptar (EMRI)
Tela me gjemba te kullat e Tiranës, arsyeja TRONDITËSE (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.020218133926392
array(1) { ["section"]=> string(50) "fatmir-hoxha-ne-kpa-caktohet-trupa-gjykuese-127580" }