Fatmir Mediu: Basha nuk duhet të kandidojë për Tiranën, ka detyrime të tjera si kryetar

Publikuar tek: politike, më 11:20 22-02-2015 Fatmir Mediu: Basha nuk duhet të kandidojë për Tiranën, ka detyrime të tjera si kryetar

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, mesa duket nuk është fare dakort që kryetari i PD Lulzim Basha, të marrë pjesë në garën për Tiranën. Mediu është i mendimit se kryetari Basha duhet të fokusohet vetëm te gara për kryeministër sepse sipas tij, Tirana nuk ka nevojë për një kryetar bashkie me mandat të përgjysmuar.

Në një intervistë dhënë për gazetën “Shekulli’ kreu i PR e ka bërë  më të qartë qëndrimin e tij mbi këtë çështje, duke i kujtuar Bashës detyrimet që ka si kryetar i opozitës.

“Unë kam thënë  që zoti Basha është autoriteti më konkurues i së djathtës për të fituar Bashkinë e Tiranës por nga ana tjetër mendoj se kur je kryetar i opozitës ke edhe detyrime për të bërë një fushatë në rang vendi, sepse duke marrë në ngarkesë  Tiranën, në analizën e thjeshtë krijohet një moment jo fort normal për të kandiduar për një bashki”, thotë Mediu.

Kryetari i PR, gjithashtu thotë se Basha tashmë duhet të ndërtojë politikën e tij për t’u bërë kryeministër i vendit .

“Duke qenë lideri i opozitës je dhe pretendenti kryesor për të qenë kryeministër dhe duhet të ndërtosh politikën për t’u bërë kryeministër. Dhe unë mendoj që Tirana nuk ka nevojë për një kryetar bashkie me mandat të përgjysmuar”, ka përmbyllur Mediu mendimin e tij sa i takon çështjes së kandidaturës së kreut të Partisë demokratike për bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tahiri: Banorët u paralajmëruan për përmbytjet
BE: Nxitoni me 5 prioritetet. Ministrja: Jo vetëm bërje e ligjeve, po edhe zbatim »
Article Logic
Execution time: 0.024077892303467
array(1) { ["section"]=> string(90) "fatmir-mediu-basha-nuk-duhet-te-kandidoje-per-tiranen-ka-detyrime-te-tjera-si-kryetar-4104" }