Fatmir Mediu thirrje presidentit Meta: Po kërcënohet seriozisht siguria, kërko urgjentisht informacion

Publikuar tek: barometri, më 07:48 09-06-2018 Fatmir Mediu thirrje presidentit Meta: Po kërcënohet seriozisht siguria, kërko urgjentisht informacion

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu përmes një shkrimi në rrjetet sociale kundërshton nismën e qeverisë për të sjellë në Shqipëri ish-luftëtarët e Shtetit Islamik.

 

Sipas Mediut, Shqipëria nuk i ka kapacitetet për të menaxhuar një kamp të tillë që mund të kërcënojë seriozisht sigurinë e vendit.

Kreu i PR-së i bën thirrje presidentit Ilir Meta, të kërkojë të gjithë informacionin për këto lajme apo qëndrime.

Reagimi i plotë:

Pjesmarja e Shqiperise ne luften kunder terrorizmit si vend anetar i NATOs eshte domosdoshemri dhe per me tej nje nevoje e brendeshme duke konsideruar faktin se ka pasur rreth 140 Foreign Fighters te ISIS nga Shqiperia qe kane shkuar drejt Sirise

Kjo tregon se ka pasur dhe ka nje terren konkret te rekrutimit dhe veprimit te strukturave terroriste dhe lidhjeve te tyre ne vend.

Ndalimi para disa kohesh I aktit terrorist kunder ekipit kombetar te Izraelit tregon qarte qe strukturat terroriste jane aktive ne Shqiperi dhe rajon.

Finacime per radikalizimin e fese Islame me lidhje terroriste kane qene prezente

Te gjitha keto te dhena perbejne kercenim serioz per Sigurine tone kombetare.

Cdo ide per te ngritur nje qender ne Shqiperi per rehabilitimin, grumbullimin e Foreign Fighters te ISIS te kthyer nga SIRIA, apo qender refugjatesh eshte nje hap shume i rrezikshem i pamenduar dhe kercenues per Shqiperine dhe rajonin.

Se pari strukturat e sigurise dhe te rendit ne Shqiperi jane te dobeta dhe te korruptueshme

Se dyti me gjithe arritjet e Sherbimeve tona te inteligjences ato akoma nuk jane ne nivelin e sherbimeve te vendeve me te zhvilluara si nga baza e te dhenave qe disponojne(pjesen me te madhe te te dhenave per individ me lidhje terroriste e marin si informacion nga sherbime partnere), po ashtu dhe nga niveli teknologjik qe perdorim dhe per me teper nga kualifikimi I personelit te sherbimit me gjithe respektin per punen e tyre

Se katerti, rritja e influences se krimit te organizuar, trafikut te droges, korrupsionit lidhjet me qeverine krijon nje potencial jashtezakonisht te rrezikshem te lidhjes se terrorizmit me krimin e organziuar qe do kishte pasoja te medha per Shqiperine dhe rajonin.

Qeveria duhet te lere aventurat per interesa momentale politike.

Sot siguria jone kombetare eshte me e rrezikuar se kurdohere.

Gjeopolitika me Ballkan me rritjen e influences Ruse, shqetesime per rritjen dhe kontrollin e Turqise jo per interesa partneriteti strtaegjik por te mirefillta te kontrollit poltike sic shprehen liderat Europian, aktivizkmi i sherbimeve te Iranit edhe per shkak te MEK, trafiku I droges dhe Pastrimit I parave jane kercenime serioze me te cilat duhet te meremi seriozisht.

Siguria kombetare nuk eshte vetem ceshtje e Edi Rames apo qeverise ajo I takon parlamentit dhe Keshillt te Sigurise Kombetare.

Presidenti Meta duhet qe urgjentisht te kerkoje te gjithe informacionin per keto lajme, qendrime apo large qofte vendime te Rames.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037949085235596
array(1) { ["section"]=> string(107) "fatmir-mediu-thirrje-presidentit-meta-po-kercenohet-seriozisht-siguria-kerko-urgjentisht-informacion-123759" }