Fatmir Xhafaj: Dekriminalizimi qesharak, ja pse bojkotova votimin e tij

Publikuar tek: politike, më 23:24 03-03-2016 Fatmir Xhafaj: Dekriminalizimi qesharak, ja pse bojkotova votimin e tij

Fatmir Xhafaj, kryetari i Komisionit të Ligjeve dhe i atij për Reformën në Drejtësi, thotë se ka kundërshtuar në forumet e Partisë Socialiste para zgjedhjeve të 2013-ës futjen në listën e deputetëve të kandidatëve të përfolur si të inkriminuar.  Deputeti socialist e bëri deklaratën në emisionin “Top Story” të Sokol Balles.

“Është e turpshme kjo që ka ndodhur në Parlamentin shqiptar, në sensin që janë ulur në Parlament njerëz me precedentë të rëndë penalë. E kam mbajtur një qëndrim për këtë çështje para zgjedhjeve në 2013 brenda forumeve të Partisë Socialiste. I kam bërë vërejtjet në një forum kolegjial”, tha ai duke iu përgjigjur me “Po” pyetjes së Sokol Ballës nëse e kish fjalën për emrat e përfolur.

Xhafaj deklaroi për herë të parë se përse bojkotoi seancën parlamentare, kur u miratua ligji i dekriminalizimit.

“Ajo që e bën të dhimbshme dhe qesharake gjithë këtë histori është mënyra sesi është trajtur gjithë ky proces, që më ka bërë të jem reagues. Unë nuk votova në Parlament për këtë ligj, jo se jam kundër këtij ligji, por nuk mendoj që pavarësisht kauzës, lufta duhet të justifikohet përmes normave kushtetuese dhe procedurave parlamentare sepse rrugë të tilla çojnë gjithmonë në ligje klienteliste dhe zgjidhje të gabuara si kjo që ndodhi. Rruga që u ndoq ishte e gabuar, u ndryshua Kushtetuta në 7 nene më keq se në 2008-n, kanë ardhur propozimet të mërkurën dhe deputetët i kanë lexuar të enjten”, tha Xhafaj.

Deputeti socialist tha se më shumë sesa dekriminalizimi, me rëndësi për shqiptarët është lufta kundër korrupsionit politik dhe reforma në drejtësi.

Por a do të ketë efekt ligji i dekriminalizimit? Për këtë, Fatmir Xhafaj ka një përgjigje të shkurtër.

“Ashtu siç është ndërtuar dhe ashtu siç është miratuar nuk do të ketë asnjë efekt”, thotë ai.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debati / Ndërtimet te "Ushtari i Panjohur", Lubonja - Malltezit: Ato i keni bashkë ju
AK me gozhdë e çekiçë bllokon Bashkinë e Tiranës, përplasje fizike me policinë (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.019144058227539
array(1) { ["section"]=> string(75) "fatmir-xhafaj-dekriminalizimi-qesharak-ja-pse-bojkotova-votimin-e-tij-34161" }