Fatmir Xhafaj nuk largohet nga detyra, vjen reagimi i parë nga PD

Publikuar tek: aktualitet, më 12:13 16-05-2018 Fatmir Xhafaj nuk largohet nga detyra, vjen reagimi i parë nga PD

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nuk do të largohet nga detyra, kjo ishte përgjigja që kryeministrit Rama dha pak minuta më parë në mbledhjen e grpit të PS.

Rama u shpreh se audio-përgjimi i publikuar nga PD për vëllain e ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj nuk është i vërtetë. Kryeministri tha se i ka ardhur përgjigjia mbrëmë nga një laborator ndër më të mirët në botë që e vërteton këtë.

Ndërsa pas kësaj vjen edhe ragimi i parë nga PD. Edi Paloka në një reagim në rrjetin social Facebook shprehet se ndodhi ajo që pritej.

Reagimi i plotë:

Ndodhi ajo qe pritej. Nje shfaqje e pare tanime me se nje here. Rama mbrojti Xhafajn, mbrojti veten dhe sulmoi opoziten dhe median. Nuk priti as aq sa premtoi Balla i tij, “verifikimin” e pergjimit por guxoi edhe te kercenoj opoziten per denoncimet e bera. Arriti kulmin madje duke deklaruar se AI e ka bere verifikimin dhe i rezulton te mos jete i vertete. Nuk i la mundesi as prokurorise se tij te flas por dha verdiktin.
Hera e fundit kur shqiptaret e pane kete shfaqje te Rames , ishte kur mbrojti Tahirin si te pafajshem...Sot Tahiri eshte ne arrest edhe pse me kontributin e Rames dhe drejtesise se kapur dhe nen presion, vetem ne arrest shtepie.
Edhe historia Xhafaj sa ka filluar...
Sigurisht qe Rama mbron veten duke mbrojtur ushtaret e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngjarje e rëndë në Vlorë, plagoset në mes të lokalit me armë zjarri 33 vjeçari (EMRI)
Rama nuk lëshoi Xhafajn, tensionohet protesta e opozitës te Ministria e Brendshme »
Article Logic
Execution time: 0.017570972442627
array(1) { ["section"]=> string(71) "fatmir-xhafaj-nuk-largohet-nga-detyra-vjen-reagimi-i-pare-nga-pd-120951" }