Fatmir Xhafaj: S’mund të jesh në mëngjes polic dhe në mbrëmje të darkosh me elemente kriminale

Publikuar tek: barometri, më 07:36 24-04-2018 Fatmir Xhafaj: S’mund të jesh në mëngjes polic dhe në mbrëmje të darkosh me elemente kriminale

2 Në Forumin e Sigurisë Publike, Xhafaj ka paralajëmruar efektivët e policisë që kanë lidhje me elemente kriminale duke thënë se s’kanë vend në polici.

“Nuk mund të rrish ditën në zyrat e policisë dhe në darkë të darkosh me element kriminale. Këta njerëz do të largohen përfundimisht nga policia”, është shprehur Xhafaj.

Fjala e ministrit të Brendshëm Xhafaj:

Hapi i parë ndërmjet marrëdhënieve polici-organe të qeverisjes vendore dhe komunitetit. Ky është një projekt që do ta vazhdojmë. Do të angazhohemi se ç’duhet bërë. Dhe këtë që bëmë këtu në nivel qarku do ta bëjmë ne çdo bashki dhe në një fazë tjetër në gjithë njësitë administrative.

Këshillat e sigurisë vendore, janë organizma që duhet të marrin pjesë policia e shtetit, prokuroria por që marrin pjesë qeverisja vendore, komunitetet fetare, OJQ dhe ku do të debatohet për problemet e shqetësimet e komunitetit. Ku punonjësit japin llogari.

Kemi bindjen se së pari ne duhet të jemi në vëmendje dhe kërkesë llogarie nga ana e komuniteteve që të jemi shumë më të përgjegjshëm për punën që bëjmë. Por edhe cështjet e rendit dhe të qetësisë publike nuk mund të zgjidhen vetëm me policinë.

Ju keni qenë edhe jashtë vendit. Dhe keni parë që ka marrëdhënie mes policies dhe komuniteteve. Askush andej nuk e quan “spiunllëk” për të bërë një telefonatë në polici. Sepse parandalohet një krim dhe ka më shumë siguri dhe rend. Dhe është e pamundur që ne të vendosim policë në cdo lagje. Sepse kjo ka kosto të madhe. Marrëdhënia jonë duhet të jetë më proactive mes policisë dhe komuniteteve.

Do ketë riorganizim të ri të policisë në territor. Në mënyrë që policia edhe me këto forca, të ketë mundësi të jetë prezente 24 orë në kontroll të territorit. Oficerët e policisë kriminale do të jenë më prezent, që të merremi dhe krimin urban që shqetëson komunitetet. Të ketë një rol të ri të oficerëve të policisë në komunitet. Këta ekzistojnë por nuk kanë peshën, përgjegjësinë e rolin e duhur. Me këtë riorganizim do të japim për ta detyra të qarta. Në mënyrë që cdokush në shtëpinë e tij ta dije kë ka policin e lagjes dhe që i shërben qytetarit. Të marrim vesh se cilët kanë shqetësime që fëmijët e tyre mund të bien pre me grupet kriminale për ti parandaluar për të hyrë në rrugën e krimit. Oficerët e policisë do të trokasin në dyert tuaja dhe do t’ju thonë: unë do të jem polici juaj dhe unë jam 24 orë në 24 për t’ju shërbyer. Ne nga pikëpamja fizike e lehtësojmë procesin.

Policët do të vlerësohen për këtë gjë. Në fund të vitit, ose kur ti duhet të bëjë karrierë, ai do të duhet të marrë një certifikatë të këshillit të sigurisë në komunitet. Sepse kushdo që është në radhët e policisë së shtetit, është në shërbim të qytetarit, dhe jot ë ministrit dhe drejtorit. Dhe para se të vlerësohet nga eprorët, të vlerësohet nga qytetari edhe për gradën që do të marrë. Ky është vetëm hapi i parë, dhe unë jam këtu me drejtorin e përgjithshëm dhe me kolegët deputetë që t’ju siguroj që ky projekt që do të shkojë deri në fund dhe nuk do të jetë një shfaqje, por një proces që do të japë këtë produkt që duam.

Fokusi kryesor është lufta ndaj krimit të terrorizuar, terrorizmit, por nuk janë më pak të rëndësishme cështjet që lidhen me fenomenet negative që ka shoqëria. Unë dua të them se nëse sot do të kisha mundësinë të jepja një cmim në shkallë vendi për cështjet e rendit dhe sigurisë, jemi në një mendje me drejtorin e përgjithshëm që çmimi i parë do ti jepej qarkut të Beratit. Dhe vetë kur kam parë statistikat jam surprizuar. Rezultatet janë positive. Dhe merita e parë I takon qytetarisë suaj dhe qytetarëve të këtij qarku. Unë besoj që ka meritë dhe vlerësim pozitiv dhe kontribut konkret edhe për punën e organeve të policisë në qarkun e Beratit. Zv.ministri që është nga Berati me origjinë, shprehu një tregues konkret që rezulton fakti se policia në sondazhet që eshtë bërë, këtu në qarkun e Beratit, është agjencia që ka shkallën e besueshmërisë më të lartë. Dhe ne përmes një impenjimi më të madh, mund të adresojmë shumë më mirë se deri tani disa problematika që ju I trajtuat edhe këtu.

Ju me të drejtë thoni si do ta bëni me të besueshme policinë? Vettingu ka këtë qëllim. Dhe ne nuk I ndajmë policët në të vjetër apo të rinj. Por përtej dallimit moshor ne do ti vlerësojmë mbi bazën e disa kritereve, standarteve që kanë të bëjnë me ndershmërinë dhe pastërtinë e tyre dhe aftesinë që ti shërbejnë komunitetit. Nuk mund të rrish ditën në zyrat e policisë dhe në darkë të darkosh me element kriminale. Këta njerëz do të largohen përfundimisht nga policia.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021315097808838
array(1) { ["section"]=> string(100) "fatmir-xhafaj-s-mund-te-jesh-ne-mengjes-polic-dhe-ne-mbremje-te-darkosh-me-elemente-kriminale-118061" }