Fatmir Xhafaj vizitë “blic” në Durrës, bën deklaratën e fortë: Shumë shpejt do shihni rezultate

Publikuar tek: politike, më 22:12 13-02-2018 Fatmir Xhafaj vizitë “blic” në Durrës, bën deklaratën e fortë: Shumë shpejt do shihni rezultate

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka vizituar pasditen e sotme ambientet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës, nga ku ka dhënë edhe një konferencë për media mbi analizën vjetore të policisë.

Xhafaj vlerësoi policinë e Durrësit se ka goditur disa grupe kriminale në këtë qytet gjatë vitit 2017.

Ai paralajmëroi se në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” do ketë rezultate edhe më efikase në luftën ndaj krimit në qytetin bregdetar.

“Gjatë vitit të kaluar drejtoria vendore e policisë ka goditur disa grupe kriminale. Ka pasur disa goditje të drejtpërdrejta të grupeve kriminale në këtë qyetet. Por sërish mbetet për t’u bërë. Dhe në kuadër të “Forcës së Ligjit” do kemi rezultate të tjera në këtë qytet”, u shpreh Xhafaj.

Xhafaj ka inspektuar edhe portin e Durrësit ku dy ditë më parë u kap një sasi prej 11 kilogram heroinë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kokëdhima: Zhgënjim që PS ra në duart e një mafie
Gazetarja pyet ‘live’ ish ministrin e PD: A je peshk i madh? Ruli habit me përgjigjen »
Article Logic
Execution time: 0.020972967147827
array(1) { ["section"]=> string(98) "fatmir-xhafaj-vizite-blic-ne-durres-ben-deklaraten-e-forte-shume-shpejt-do-shihni-rezultate-110160" }