Fatos Klosi: Berisha në dosjen “Panama Papers”, do ketë surpriza

Publikuar tek: politike, më 08:11 06-04-2016 Fatos Klosi: Berisha në dosjen “Panama Papers”, do ketë surpriza

Tërmeti botëror i shkaktuar nga zbulimi i parajsës fiskale në Panama ka trazuar me shpejtësi Tiranën. Teksa mbi 300 gazetarë investigativë po punojnë intensivisht për zbardhjen fakteve të reja nga dosja voluminoze, kureshtja sa vjen e shtohet.

Deri më tani, në dosjen  e skandalit “Panama Papers” është zbuluar emri i  biznesmenit shqiptar, Ismail Mulleti, me lidhje të forta me kupolën e Partisë Demokratike. Por, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, paralajmëron se do të ketë surpriza.

Klosi thotë se është ende herët për të dalë në përfundime, për thellësinë e implikimit të politikanëve shqiptarënë skandalin e Panamasë por shton se emri i parë i zbuluar kompromenton Sali Berishën.

“Mendoj se është ende herët për neve. Shqipëria është një vend shumë i vogël. Por ajo që është e qartë deri më tani, është një lidhje direkte me kontrabandën e naftës me Malin e Zi dhe me koncesionin e ngjyrosjes së karburanteve. Të gjitha gjasat dhe indiciet të çojnë te Sali Berisha. Dy skandalet në fjalë lidhen me të. Besoj se në ditët në vijim do të kemi surpriza”, ka deklaruar Klosi. /Shqiptarja/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arben Ahmetaj: E di kush janë shqiptarët e “Panama Papers”
Shtyhet vendimi për Xhelal Mziun, kryebashkiaku i Kamzës nuk e dinte që kishte seancën sot »
Article Logic
Execution time: 0.012509107589722
array(1) { ["section"]=> string(66) "fatos-klosi-berisha-ne-dosjen-panama-papers-do-kete-surpriza-36946" }