Fatos Lubonja: Jam frymëzuar nga Ismail Kadare, burgu ishte mbijetim për shkrimtarët që bashkëpunuan me regjimin

Publikuar tek: kulture-art, më 13:55 07-04-2017 Fatos Lubonja: Jam frymëzuar nga Ismail Kadare, burgu ishte mbijetim për shkrimtarët që bashkëpunuan me regjimin

Fatos Lubonja ditën e mërkurë ka qenë i ftuar në takimin e rradhës “Letërsia e qyteti”, klub ky i krijuar nga Beti Njuma, gazetare e njohur në rubrikën “Vitrina e librit” në Top Channel si dhe Alda Bardhylit, kryeredaktore e Revistës letrare Saras. Thelbi i këtij takimi është ballafaqimi me të shkuarën e letërsinë si dhe për të dhënë një tjetër dimension të shkrimtarëve në kohë të ndryshme. Këtë herë u diskutua për veprat e Fatos Lubonjës, ish-i burgosur në diktaturë.

Lubonja në fillim të klubit ka folur për autorët e mëdhenjë që kanë ndikuar në formimin e tij profesional dhe si ka nisur rrugëtimin e tij në letërsi. “Pashë që klasa punëtore nuk ishte ajo që na thoshin. Ne e imagjinonim ndryshe, aq sa na dukej vetja të vegjël para klasës punëtore. Kur pashë se si ishin ata në të vërtetë, aq të vuajtur, fillova të vuaja dhe fillova të mbaj ditarë. Ata ditarë më futën në burg, se ata u gjetën”.

Më tej ai ka folur për letërsinë në periudhën e burgut, duke lënë të kuptohej se sipas tij e vetmja formë për të mbijetuar ishte të bashkëpunoje me regjimin. Ai ka përmenduar se në fillimet e tij është frymëzuar nga shkrimtari i njohur Shqiptar Ismail Kadare. 

Kujtojmë se Lubonja më herët ka hedhur akuza se librat e Kadaresë kishin qëllime dashakeqe për të shtrembëruar të vërtetën. Ndërsa në këtë intervistë duket sikur i justifikon qëllimet e atyre shkrimtarëve të burgosur të cilët kanë bashkëpunuar me regjimin dhe që sipas tij një ndër ta ka qenë edhe Kadare.

 “Dëshira për letërsinë ka qenë e rëndësishme për të mbijetuar në burg. Burgu të shkatërron, ndryshe nga ideja romantike që ekziston se të forcon. Ka një filozofi jete në fund fare, që më ka drejtuar në burg për të mbijetuar. Francezët kanë një fjalë, destine- gjithë seria e ngjarjeve që ndodhin në jetë. Për ta ndarë destinin me destinacionin, ka ngjarje që lidhen me vullnetin tënd, e të tjera që janë kundër tij. Duhet që fatin tënd, destinin tënd, ta bësh destinacionin tënd. Që lindja në Shqipëri ishte destini im, e që ta bëja këtë destinacionin tim, do të thotë t’i jap kuptim. Destini im qe burgu, e duke shkruar për të, e bëra destinacionin tim- letërsia që ka ardhur më vonë ka qenë destini i bërë destinacion”.

f.jpg

f1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rrëfimi/ “Xhelozitë që larguan Françesk Radin nga Tirana”
"Erashka e Harpave", vjen në Shqipëri orkestra e parë në botë vetëm me harpa. Tur koncertesh në Tiranë e Vlorë »
Article Logic
Execution time: 0.025487899780273
array(1) { ["section"]=> string(116) "fatos-lubonja-jam-frymezuar-nga-ismail-kadare-burgu-ishte-mbijetim-per-shkrimtaret-qe-bashkepunuan-me-regjimin-74423" }