Fatos Lubonja: Rama nën influencën e Oligarkëve, dhe disa fjalë për Anri Salën dhe ndryshimet në fasadën e qeverisë

Publikuar tek: politike, më 07:30 04-08-2015 Fatos Lubonja: Rama nën influencën e Oligarkëve, dhe disa fjalë për Anri Salën dhe ndryshimet në fasadën e qeverisë (majtas) Edi Rama kryeminister (djathtas) Fatos Lubonja

Fatos Lubonja ka bërë një analizë të gjatë të personalitetit të Edi Ramës dhe mënyrës sesi ndryshoi godinën e qeverisë, duke e konsideruar kryeministrin një njeri të frustruar. 

Ai ka shkruar një analizë të gjatë në gazetën “Panorama” ku veçon disa lloj frustrimesh.

Frustrimi nga gënjeshtra e imponuar:

“Trekërpudhëshi në oborr, vepër e artistit Holler, gati na mallëngjen e na bëjmë të ndjejmë keqardhje për këtë artist që paska zgjedhur të vetësakrifikohet  duke u bërë politikan për të mirën e këtij populli sepse në rrugën për të bërë mirë  i është dashur të bëjë edhe ndonjë kompromis me të keqen. Vepra na flet për frustrimin e kërpudhës së mirë Rama ndaj kërpudhave helmuese dhe halucinogjiene Rama-t, pasi këto, për të fituar votën, e kanë mashtruar më të mirin duke i bërë premtime të rreme , ia kanë mbushur grupin parlamentar me kriminelë, trafikantë prostitutash dhe vrasës, i kanë imponuar koalicion me partinë e një njeriu të cilin  dy vjet më parë i miri ka kërkuar me ngulm të futet në burg s ii korruptuar. Por vini re, sikurse ia ka thënë vetë ai një prej artistëve miq që ka ekspozuar, autorit të tendës mbi porten e kryeministrisë, Philippe Parrenos, i miri Rama vertet ka luajtur në një fushë të minuar, por pa e tradhëtuar ndërgjegjen, “pa i ulur standardet e tij morale” dhe duke mos hequr dorë nga vetironia dhe arti, përkundrazi, sic e provon edhe së fundi, duke bërë vepër arti në shërbim të qytetarëve dhe zyrën e tij të punës. …Madje i japim mend botës sesi mund të ndryshojë një shoqëri nëpërmjet artit. Shihni për këtë një artikull në prestigjozen britanike “Financial Times” shkruar fill pas vizitës së Merkel. Kështu pra, duke na menduar si një popull i mësuar për gjysëm shekulli të jetojmë me gënjeshtra të imponuara, ndërkohë që kemi përditë përballë ujkun, propagandistët e pushtetit jashtë dhe brenda vendit na ofrojmë të hamë kërpudha halucinogjene e të ndjekim gjurmët për të harruar se ujku pushtetar kurrë nuk na ka ofruar veshë të hapur për dialog gjatë vendimmarrjeve të tij për të përmirësuar jetën tonë

Frustrimi i Ramës si artist dhe politikan

…Rama është vërtët i frustruar por jo për shkak të mediokritetit të drejtorit, ministres dhe kryebashkiakut të sapozgjedhur, por sepse është dëshpërimisht i panginjur dhe i pangijshëm me pushtet politik dhe famë artistike për shkak se i ka jashtë kontrollit kafshët e inkoshiencës. Problem themelor i tij nuk është fakti se drejtori apo ministrja nuk kanë vision, por sepse këta i ka frustruar për ti komanduar ashtu sic do ai, në funksion të vizionit të tij; me fjalë të tjera për ti trajtuar si zero që duhet të vihen thjesht prapa njëshit për ti rritur vlerën këtij të fundit. Fakti që ministrja e Kulturës nuk jep asnjë shpjegim për mënyrën banditeske sesi u ndërhy në një monument culture, apo fakti që në Galerinë e Arteve, kati i tretë që ka qenë i dedikuar për artin kontemporan ka më shumë se një vit që është kthyer në një depo për të ruajtur ikonat që i janë konfiskuar një tregtari sepse sipas zërave që qarkullojnë në galeri, Rama kërkon ta bëjë vetë atë kur ti vijë radha, sipas vizionit të tij me artistet që do ai, për publikun që do ai, janë provë e kësaj. Dhe ky ëhstë një problem jo i vogël për fatet e kulturës e të institucioneve demokratike në këtë vend. …Kemi të bëjmë thjesht me abuzim me pushtetin për interesa personale, me konflikt të hapur interesi.

Frustrimi nga provincializmi

I gjithë inskenimi që pamë ishte një provë se shqiptarët në këtë histori kanë pak rëndësi. Rëndësi ka përshtypja që Rama & Co lënë te të huajt, fama që fitojnë te të huajt, çmimet që na japin të huajt që bëhen të rëndësishme edhe për shqiptarët pastaj, sepse identifikohen me ta. Fatkeqësia është se ne gati-gati jemi mësuar me këtë kondicion, apo na kanë mësuar, pa e kuptuar se thellë thellë kemi të bëjmë me një përdorim të shëmtuar politik të provincializmit. Nuk ka mënyrë më të lehtë për të manipuluar shqiptarët sesa duke shfrytëzuar kompleksin e provincialit dhe po ashtu nuk ka vend më të lehtë për të manipuluar të huajt sesa një provincë ku ata shkelin vetëm në mënyrë sipërfaqësore pa u thelluar, e ku për të kuptuar vendin, nuk takojnë vecse intelektualë që tërë jetën nuk kanë bërë gjë tjetër vecse shërbëtorin e pushtetarëve.

Pushteti i artit dhe pushteti politik

Ajo që ndodh përtej fasadës art-politikë të Ramës nuk është shprehje e ndonjë vizioni të raportit të artit me politikën, por e prishjes së ndarjes së pushtetit politik me pushtetin e artit. Qëllimi i vërtetë nuk është dialogu i artit me pushtetin, por përdorimi politik i artit dhe artistëve në shërbim të pushtetit, sipas një mendësie të trashëguar totalitare fashiste apo komuniste. Duke pasur parasysh dhe politizimin e tejskajshëm nëpërmjet mediave dhe shoqërive  që jetojmë (ku kjo e jona është shembulli më ekstrem), totalitarizmit të trashëguar ndoshta duhet ti shtojmë edhe një formë “totalitarizmi të padukshëm”…Po tani a nuk e pa Anri Sala se vetëm disa ditë pas inaugurimit të Qendrës për Hapje dhe Dialog dhe mbarimit të fushatës elektorale ku kryebashkiaku i zgjedhur Veliaj premtoi mosdhënien e asnjë lejeje ndërtimi, Rama paraqiti një projekt (si gjithmonë i organizuar me të huaj, porn ë shërbim të oligarkëve brenda) ndërtimesh modern të hyrja e Parkut që do tu marrin qytetarëve edhe një pjesë të gjelbërimit dhe të hapësirës publike dhe që do të shkatërrojnë përfundimisht ansamblin arkitektonik rreth Sheshit “Nënë Tereza”? A u pa Sala apo ndonjë nga artistët kritikë që bashkëpunojnë me Qendrën për Hapje dhe Dialog të thonë gjysëm fjale për këtë masakër urbane që na kërcënon? Ja pra ku na con bashkëpunimi, për të mos thënë varësia e artit dhe artistëve nga pushteti.

***

Si përfundim do të thosha se në një vend si ky i yni, sa nga historia, aq edhe nga përvoja aktuale ne kemi dëshpërimisht nevojë jo për shkrirje të pushtetarit me artistin, por për fuqizmin e pushtetit të artit…ne kemi dëshpërimisht nevojë për një grupim të të gjithë intelektualëve dhe artistëve të vërtetë në një lëvizje kundër arrogancës së një oligarkie injorante dhe kriminale me në krye kryeministrin e radhës që po e con vendin në një humnerë ekonomike dhe morale. Kjo nevojë urgjente më një anë dhe pafuqia për ta realizuar atë me anën tjetër është një nga frustrimet më të mëdha të shoqërisë sonë në përgjithësi e të artistëve tanë në veçanti. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Akuzat për e-mailin, drejtoresha e DAR: Kemi rënë pre e hakerave
Berisha: Edi Rama rreh ministrat në mbledhjet e qeverisë, Tahirit i nxiu syrin »
Article Logic
Execution time: 0.019054889678955
array(1) { ["section"]=> string(119) "fatos-lubonja-rama-nen-influencen-e-oligarkeve-dhe-disa-fjale-per-anri-salen-dhe-ndryshimet-ne-fasaden-e-qeverise-17666" }