Fatos Lubonja rrëfen zhgënjimin e tij te‘’Opinion’’, ja pse ika

Publikuar tek: politike, më 06:50 06-06-2015 Fatos Lubonja rrëfen zhgënjimin e tij te‘’Opinion’’, ja pse ika Fatos Lubonja gjatë emisionit të tij

Fatos Lubonja, analisti që për shumë kohë është shfaqur në emisionin ‘’Opinion’’ të Blendi Fevziut në TV Klan ka shprehur dje zhgënjimin e tij për këtë emision dhe arsyet pse iku që andej, duke zgjedhur të bënte një emision në ‘’Agon Channel’’, me emrin ‘’Këndi i Lubonjës’’.

Lubonja tha se iku që nga ‘’Opinion’’, pasi emisioni mbante dy drejtime, ose PD ose PS, sa u përket temave politike që trajtonte.

 “Madje kisha ndonjëhere problem kur me ulnin nga ana e PS-së ose ndonjëherë nga e PD, unë u thosha unë jam pushteti i katërt, ç’punë kam me këta. Njerëzit janë lodhur me të njëjtin teatër’’, tha Lubonja dje në “Agon Channel”,  në programin e Sonila Meços, “Pasqyra Elektorale 2015”.

Dje i ftuar në program ishte Gjergj Bojaxhi, kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, ku Lubonja dhe Andi Bejtja e pyetën imtësisht për platformën e tij për Tiranën. Lubonja shprehu hapur simpatinë për Bojaxhi, duke deklaruar edhe orientimin e votës së tij, për të. “Prandaj duhej edhe një kënd i tretë, ‘’Këndi i Lubonjës’’, tha Bejtja në studio për emisionin e Lubonjës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani rrëfen jashtë protokollit: Shpenzoja shumë kohë me mustaqet
Elhaida Dani: Pse vendosa të mbështes Erionin? E bëra pa asnjë interes »
Article Logic
Execution time: 0.017745018005371
array(1) { ["section"]=> string(65) "fatos-lubonja-rrefen-zhgenjimin-e-tij-te-opinion-ja-pse-ika-12806" }