Fatos Nano dhe Sabit Brokaj u takuan me shefin e sigurimit grek në vitin ‘97 (Foto)

Publikuar tek: politike, më 08:37 20-08-2015 Fatos Nano dhe Sabit Brokaj u takuan me shefin e sigurimit grek në vitin ‘97 (Foto)

Më 13 Qershor 1997, Fatos Nano dhe Sabit Brokaj u takuan me një grup deputetësh të Partisë Socialiste greke PASOK, e cila atë periudhë ishte në kulmin e pushtetit të saj.

Por ajo që bie në sy në fotografinë e publikuar nga historiani Arben Llalla, është se në vitin e trazirave në Shqipëri, në takimin me Nanon ishte i pranishëm edhe Janis Rubatis, i cili atë vit ishte eurodeputet dhe sot mban postin sot e Shefit të Sigurimit Zbulim dhe Kundërzbulimit grek.

“Në foto janë: Fatos Nano, kryeministër i Shqipërisë, pas tij shefi i sigurimit të sotëm grek, Janis Rubatis, i cili atë vit ishte eurodeputet, Sabit Brokaj, ministër i Mbrojtjes së Shqipërisë, Janos Kranidhitotis, zëvendësministri i Jashtëm i Greqisë”, shkruan Llalla.

Është ende mister se çfarë u diskutua në takimin e vitit 1997 në Greqi midis kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes të asaj kohe dhe politikanëve grekë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përçarja, LSI nuk punëson mbështetës të PS-së në institucionet që drejton
Rama, Thaçi dhe Vuçiç do luajnë futboll në ndeshjen që do gjykohet nga Komisioneri Hahn »
Article Logic
Execution time: 0.020467042922974
array(1) { ["section"]=> string(86) "fatos-nano-dhe-sabit-brokaj-u-takuan-me-shefin-e-sigurimit-grek-ne-vitin-97-foto-18770" }