Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar ambasador shqiptar në Maqedoni Fatos Rekën. Megjithëse ditën e djeshme u emëruar Dr.Bashkim Rama, Nishani ka dekretuar sot Fatos Rekën që do të zëvendësojë në këtë detyrë diplomatin e ndjerë Petrit Bushati, i cili ndërroi jetë pas një sëmundjeje të rëndë, nëntorin e vitit të kaluar.
Po gjatë ditës së sotme deputeti i PS, Ben Blushi, tha se shqiptarët në Maqedoni mbeten të papërfaqësuar.
“Ne nuk jemi përfaqësuar në Maqedoni. Pavarësi se ç’arsye ka Presidenti është e padrejtë që bllokon ambasadorët e Shqipërisë. Nëse ka sot emergjencë, është zhbllokimi i mabasadorit shqiptar në Shkup”, tha Blushi.