Favorizime për fermerët, Panariti: Hiqet monopoli i grumbullimit të duhanit, zhvillohet industria përpunuese

Publikuar tek: ekonomi, më 13:46 05-10-2016 Favorizime për fermerët, Panariti: Hiqet monopoli i grumbullimit të duhanit, zhvillohet industria përpunuese

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti takoi kultivuesit e duhanit në Cërrik, kun ë qendër të bisedimeve ishte heqja e monopolist të duhanit, zhvillimi i industrisë përpunuese.

 Në fokus të takimit ka qenë kultivimi i varieteteve të reja, heqja e monopolit të grumbullimit të duhanit dhe zhvillimit të industrisë përpunuese.

“Janë mbjellë 10 ha tokë. Ka rendiment rreth 30 kuintal/ha. Po përpunohet në 5 furra tharje (kjo është risia e këtij projekti) 2 në Cërrik dhe 3 në Shkodër.

Për këtë fazë janë të punësuar rreth 50 persona të zonës. Synimi është që kjo teknologji dhe ky varietet t'iu jepet fermerëve”-tha ministri Panariti.

Sipas tij, ky avantazh do të ketë impakt në rreth 1.500 fermerë.

“Nuk mund të përdoret më termi monopol pasi fermerëve po iu ofrohet një kompani tjetër edhe një varietet tjetër duhani. Fermerët do të kenë alternativa si për të zgjedhur varietetin që duan të kultivojnë edhe operatorët grumbullues”-shtoi më tej ministri.

Ministri thekson se synim kryesor është që duhani të mos eksportohet më, por ta përpunojë operatori vendas dhe për herë të parë pas 25 vitesh të realizohet i gjithë cikli në Shqipëri (kultivim,përpunim industrial dhe prodhim produktesh duhani).

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026053905487061
array(1) { ["section"]=> string(111) "favorizime-per-fermeret-panariti-hiqet-monopoli-i-grumbullimit-te-duhanit-zhvillohet-industria-perpunuese-55157" }