FBI merr në pyetje Hillary Clinton

Publikuar tek: bota, më 19:34 02-07-2016 FBI merr në pyetje Hillary Clinton

Kandidatja amerikane për presidente, Hillary Clinton është marrë në pyetje nga FBI për çështjen e email-eve.

Një prej zëdhënësve të Clinton ka deklaruar se ka qenë ish-zonja e parë e SHBA-së ajo që është ofruar për intervistë.

Hillary Clinton akuzohet se ka përdorur email-in e saj personal për biseda dhe shkëmbim informacioni të klasifikuar gjatë kohës që shërbente si Sekretare e Shtetit në administratën e parë të Presidentit Barack Obama.

Megjithatë, kandidatja për presidente i ka mohuar akuzat dhe është shprehur e hapur për çdo hetim. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022657871246338
array(1) { ["section"]=> string(40) "fbi-merr-ne-pyetje-hillary-clinton-45333" }