Federata Angleze lejon zëvendësimin e katërt në futboll

Publikuar tek: sport, më 18:08 27-07-2016 Federata Angleze lejon zëvendësimin e katërt në futboll

Federata Angleze e Futbollit ka miratuar vendimin për të lejuar edhe zëvendësimin e katërt në futboll. Kjo risi do të provohet duke filluar nga sezoni i ardhshëm në FA Cup.

Vetë shefi ekzekutiv i FA Cup, Martin Glenn u shpreh i kënaqur që tashmë po provojnë një risi të re në futboll. Sipas tij kjo bëhet në mënyrë që të shtohet më shumë interesi i futbolldashësve, shkruan Newsport.

“FA Cup-i është i njohur për historinë dhe traditën e vet të madhe, por është e rëndësishme që FA-ja të vazhdojë të kërkojë për mënyra se si të shtojë dramën dhe spektaklin në një kompeticion të dashur për miliona njerëz kudo në botë. Tani që Kupa po përshtat një sistem me eliminim direkt nga çerekfinalet e më tej, lejimi i një zëvendësimi të katërt do të sjellë më tepër intrigë dhe interes”, tha shefi ekzekutiv i FA Cup.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0050299167633057
array(1) { ["section"]=> string(61) "federata-angleze-lejon-zevendesimin-e-katert-ne-futboll-47917" }