Federata armene-Challandes: Largohesh nëse nuk fiton ndaj Shqipërisë

Publikuar tek: sport, më 16:54 27-02-2015 Federata armene-Challandes: Largohesh nëse nuk fiton ndaj Shqipërisë

Bernard Challandes rrezikon të jetë tranjeri i radhës që pritet të “eleminohet” nga Kombëtarja Shqiptare.

Federata e Futbollit e Armenisë ia ka bërë të qartë tranjerit zvicerian se në rast të një humbjeje ndaj Shqipërisë më 29 mars, ai duhet të largohet nga posti që mban, transmeton newsbomb.

 “Jemi takuar me Challandes dhe kemi diskutuar të gjitha çështjet. Ai më ka siguruar se do të fitojë kundër shqiptarëve dhe kjo është detyra që unë i kam caktuar, në të kundërt duhet të largohet”, ka deklaruar kreu i Federatës armene, Ruben Hayrapetyan.

Armenia ndodhet në vendin e katër në grup me një pikë, aq sa dhe Serbia.

Pas fitores historike 0-1 të Shqipërisë në Portugali, tranjeri i luzitanëve Paulo Bento u shkarkuar nga federata e tij, ndërsa tranjeri holandez Dick Advocaat, pas largimit nga Serbia fajësoi ndeshjen me Shqipërinë për gjendjen në të cilën ndodhej ekipi i tij. Tashmë duhet të pritet ndeshja e 29 marsit në Elbasan për të verifikuar nëse Challandes do të jetë tranjeri i radhës ai që do mbaj mend gjatë emrin e Shqipërisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hidhet shorti i UEFA Europa League, ja përballjet
Zyrtare/ Tirana-Partizani luhet më 12 mars në kryeqytet »
Article Logic
Execution time: 0.020490884780884
array(1) { ["section"]=> string(72) "federata-armene-challandes-largohesh-nese-nuk-fiton-ndaj-shqiperise-4603" }