Federata e Mundjes me dy presidentë, FSHM: Ja arsyet se përse Arben Ndoka nuk është i ligjshëm

Publikuar tek: sport, më 18:52 29-08-2016 Federata e Mundjes me dy presidentë, FSHM: Ja arsyet se përse Arben Ndoka nuk është i ligjshëm

Federata Shqiptare e Mundjes prej vitesh vuan nga një përplasje e brendshme, e cila e ka krijuar një situatë totalisht të paqartë.

Ish-deputeti i PS-së, Arben Ndoka u njoftua se u zgjodh së fundmi president i Mundjes, por presidenti i Federatës Shqiptare të Mundjes, Martin Biba, e konsideron këtë proces si tërësisht të paligjshëm. Nesër ai do të japë një konferencë për të sqaruar për shumë rreth kësaj çështje.

Ndërkohë, FSHM rendit arsyet se përse Ndoka nuk mund të jetë president, dhe duket si ish-deputeti shkel shumë pika të statutit të kësaj federate.

Reagimi i FSHM:

Dështimi i rradhës i Bezhanit dhe Ndokës  për të marrë FSHM-në në mënyrë të paligjshme.

FSHM në të gjithë veprimtarinë e punës së saj bazohet tek ligji i sportit ,statuti  dhe rregulloren e brëndshme të FSHM-së. Për të sqaruar më mirë situatën në të cilën ndodhet mundja shqipëtare sot po citojmë disa nene te ligjit për sportin , statutit të FSHM-së dhe rregullores së brëndshme.

Sekretari i Pergjithshem duhet te jete prezent ne cdo Asamble. Dokumentacioni i cdo Asambleje duhet te paraqitet ne Sekretariatin e Federates 20 dite perpara mbajtjes se Asamblese, sipas Statutit.

 Neni 24 i ligjit për sportin citon :

  •  1-Klubi sportiv detyrohet të punësojë vetem specialist të liçensuar nga Federata e sportit përkatës .
  • 2- Funksionet e specialistit sportiv mund ti kryejë vetëm individi i cili gëzon liçensën profesionale , të lëshuar nga Federata Shqipëtare e atij sporti. Klubet sportive kur aktivizojnë specialist të palinçensuar dënohen sipas sanksioneve të përcaktuara në rregulloret  e veprimtarisë sportive.

Neni numër 1 i statutit të FSHM-se citon:

  • 1-FSHM-ja është përson juridik privat që krijohet në formen e shoqatës ,e cila përfaqësohet nga bashkimi vullnetar të shoqatave dhe klubeve sportive të FSHM-së në Republikën e Shqipërisë ,që vepron në perputhje me dispozitat e ligjit nr 9376 data 21/04/2005 “për sportin” , Kodi Civil, ligjit nr 8788, data 07/05/2001:” Per Organizatat Jo Fitimprurëse” si dhe aktet e tjera ligjiore dhe nënligjore që rregullojnë kete aktivitet.
  • 2-Neni 22 i statutit . Kandidati për president duhet

-të jetë një shtetas shqipëtarë me banin në Shqipëri ,

-Te ketë arsim të lartë ,

-Të ketë figurë të pastër morale,

-Të ketë moshën mbi 30 vjeç,

-Të mos jetë i dënuar nga organet e drejtësisë Shqipëtare,

-Të ketë kontribuar mundësisht në fushën e sportit si sporitst, trajner, gjygjëtarë,gazetar ose donator financues.

Neni nr 11, pika 3  citon :

  • Përfaqësuesi të anëtarësisë në Asamble janë delegatët e zgjedhur prej klubeve ,shoqatave e shoqërive sportive sipas kritereve të mëposhtme :

-A)Të jenë përsona me kontribut të vazhdueshëm e pjesë aktive e klubit /shoqërisë sportive të mundjes.

-B) Të ketë marëdhënie juridike me federatën dhe të jetë i liçensuar në FSHM.

Neni nr 11, pika 4 e rregullorës së brendshmë së FSHM-së citon :

  • 1-Nuk mund te jetë delegat ne Asamblene e Përgjithshme asnje sportist apo ish-sportist si dhe asnje person tjetër që nuk përfaqëson sportin e mundjes.

E bemë këtë parashtrik për të demaskuar maskaradën zgjedhore ,që ka bëre nje grup individësh në klubin e Shëngjinit , fatkeqësisht dhe me prezencës e Ministrisë Së Arsimit Dhe Sportit dhe pa dyshim te të kryetarit të KOKSH z.Viron Bezhani i cili është ideatori i kësaj Asambleje Zgjedhore fallce. Z. Bezhani ka qënë shumë aktiv në marrjen e mandateve të paligjshme  para dhe pasi ka mbaruar koha e dorezimit te tyre ne Sekretariatin e FSHM-se, duke ushtruar presion politik mbi përfaqësuesit e ligjshëm , anëtarët e FSHM-së. Pasi nuk arriti ti bindi këta të fundit , përfaqësuesit e këtyre ekipeve të shkojne në Asamblene e tyre fallce.  Pasi nuk ja doli në këtë të fundit ,ata  (grupi i punës i mbështetur nga Bezhani ) u munduan të marin mandatë  më individ nga rruga  që nuk plotësojnë kushtët dhe standartet e ligjit dhe të rregullores  për të qënë delegat me të drejtë vote.

Më poshtë po zbardhim manipulimin e Asamblesë së tyre.:

1-Zoti Fitus Korkaj ka votuar  në këtë Asamble pa mandat.

2-Z.Skender Musaj , Përfaqësues i Klubit të Kavajës, është një indivit që ska të bëjë me mundjen.

3.Z.Sinan Trimi është një sportist i emëruar nga klubi Teuta si trajner , po nuk plotëson asnjë kriter për të qënë trajner. Është pa arsim , pa liçence. Fshm-ja ka kërkuar 2herë informacion për të plotësuar dosjen e tij , por ai asnjëherë se solli.

4-Klodian Koçi përfaqësues i ekipit të Partizanit me mandat të revokuar dhe njëkohësisht i pezualluar si ekip për motiv mospjesmarrjen ne Aktivitetet Kombëtare për 2 vite.

5-Baftjar Abazaj nje trajner i boksit të Fierit mer pjesë në këtë Asamble. Theksojmë se Klubi i Fierit ka pezulluar trajnerin e ekipit të Fierit Z.Ardjan Ferko me qëllimin e vetem për të realizuar këtë farsë zgjedhore.  Theksojme se ekipi i Fierit për vitin 2016 nuk ështe pjese e federatës se nuk ka paraqitur liçencime e ska marrë pjese në asnje aktivitet e për rrjedhojë referuar nenit 25 pika 5 e rregullores  ku thuhet se :

  • Klubet / shoqatat sportive  dhe individët e palinçensuar(pa federuar) nuk lejohen të marrin pjesë në aktivitetet e Fshm-së rrjedhimisht ,humbin dhe të drejtën e antarësisë ne federatë.

6-Edison Ferepeli Klubi sportiv Tomorri është sportist, Federata e trajton trajtim ushqimor e sipas nenit 11 pika 4 nuk mund te jetë delegat në Asamblene e Përgjithshme asnje sportist e ish sportist .

7-Shyqyri Kuçi (Klubi sportiv Tërbuni i Pukës ) është një individ që ska lidhje me sportin e mundjes .Ai punon biznes privat(shitës rrobash), i pamandatuar nga Klubi Sportiv “Terbuni” per te marre pjese ne Asamble.

8-Joel Gjelaj i pamandatuar nga Klubi Beselidhja per te marre pjese ne Asamble.

Kandidati për president ështe një individ që ka problem me ligjin . Ai nuk ka ndonje kontribut në sportin e mundjes. Me pak fjalë ai nuk plotëson dy kritere të këtij neni. Statuti I FSHM-se thotë:

  • 2-Neni 22 i statutit . Kandidati për president duhet

-të jetë një shtetas shqipëtarë me banin në Shqipëri ,

-Te ketë arsim të lartë ,

-Të ketë figurë të pastër morale,

-Të ketë moshën mbi 30 vjeç,

-Të mos jetë i dënuar nga organet e drejtësisë Shqipëtare,

-Të ketë kontribuar mundësisht në fushën e sportit si sporitst, trajner, gjygjëtarë,gazetar ose donator financues.

Fshm-ja paraqiti këto fakte për te informuar më mirë opinionin publik, për këtë manipulim te pa precedent te nje Asambleje zgjedhore të paligjshme. Ne do të informojmë si federatë me prova dhe fakte te pakontestueshme “Ministrine e Arsimit dhe Sporti”t dhe UWW.  Ne do të dërgojmë provat e kësaj farse dhe ne Organet e Drejtësisë.

Kjo eshe dicka per te qeshur nese i referohemi fakteve:

-          Kandidatit per president eshte nga qyteti i Lezhes.

-          Thirresi i Asamblese eshte po ashtu nga Lezha.

-          Kryetari i Komisionit te numerimit, Rigers Licaj eshte gjithashtu nga Lezha.

-          Zgjedhjet mbahen ne Shengjin, Lezhe.

Federata Shqiptare e Mundjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas Lorik Canës, një tjetër futbollist largohet nga Kombëtarja Shqiptare
Shqiptarët nuk do kenë kundërshtarë në tribuna, asnjë maqedonas nuk vjen në “Loro Boriçi” »
Article Logic
Execution time: 0.017327070236206
array(1) { ["section"]=> string(98) "federata-e-mundjes-me-dy-presidente-fshm-ja-arsyet-se-perse-arben-ndoka-nuk-eshte-i-ligjshem-51221" }