Federata Italiane e Futbollit elozhe për Elseid Hysajn

Publikuar tek: sport, më 22:49 16-10-2015 Federata Italiane e Futbollit elozhe për Elseid Hysajn

“E shikoni atë lojtar dhe pyesni veten se si ka mundësi që një djal 21 vjeç ka karakteristikat e një veterani. Pastaj lexoni historinë e tij dhe e kuptoni përse Elseid Hysaj nuk ka frikë nga askush.”

Kjo është mënyra se si Federata Italiane e Futbollit në faqen zyrtare dedikuar kampionatit elitar në vendin fqinj, Serie A, përshkruan mbrojtësin e Kombëtares shqiptare dhe njëkohësisht të Napolit, Elseid Hysajn.

Në foton e postuar nga faqja e facebook, Serie A, Hysajt i është bashkangjitur edhe historia e familjes së tij, e treguar nga vetë lojtari.

“Im atë ka udhëtuar drejt Italisë me një gomone. E ka bërë tre herë lundrimin përmes Adriatikut, 2 herë ka zgjedhur ta bëjë pasi e merrte malli për familjen e tij. Falë tij jam sot këtu. Njeriu forcohet gjithnjë e më shumë kur përballet me vdekjen, kur ti kalon një det gjigand me një gomone të vogël me kapacitet prej 10 vetë, ndërsa sipër janë 30 persona. Jo të gjithë  ja dolën të mbijetojnë, prandaj unë skam frikë nga asgjë e askush.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Teuta ndal Skënderbeun, Partizani sheh kreun
A mund të ndodh kjo në një ndeshje futbolli? Lojtari trajtohet në mënyrë “ç’njerëzore” nga stafi i stadiumit »
Article Logic
Execution time: 0.0191810131073
array(1) { ["section"]=> string(60) "federata-italiane-e-futbollit-elozhe-per-elseid-hysajn-23303" }