Fejesa e Bora Kokëdhimës në Qeparo, FOTOT dhe detajet e unazës me diamant

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:07 19-09-2016 Fejesa e Bora Kokëdhimës në Qeparo, FOTOT dhe detajet e unazës me diamant

Stilistja Bora Kokëdhima, njëkohësisht vajza e ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima është fejuar këtë fundjavë në një ceremoni klasi në fshatin e origjinës, Qeparo.

Këto janë fotot e publikuara nga ‘’Opinion.al’’, ku duket festa private e stilistes, mes miqve e të afërme të ngushtë, fishekzjarreve, lumturisë…

“Zgjodha jugun e vendit sepse janë rrënjët dhe origjina ime këtu, por një tjetër arsye e fortë është që gjyshi im i ndjerë “fle” në Qeparo dhe doja të isha afër tij”, thotë Bora. Përsa i përket veshjeve që ajo dhe partneri i saj kishin zgjedhur ato i përkisnin linjës SAVAGE. ” Fustani im ishte SAVAGE, ndërsa partneri im veshi kostumin e parë për meshkuj SAVAGE.  80% e të ftuarave femra ishin veshur me SAVAGE”, rrëfen Kokëdhima për ceremoninë.

Po me çfarë unaze e ka befasuar i fejuari?

 “Ajo është një unazë diamant 1.2 karat, prerja markez, 4 gram flori i bardhë,  zgjedhje e partnerit tim’’, tregon stilistja.

Për shoqërimin e darkës ka zgjedhur violina dhe një DJ, kokteile dhe menu peshku, duke bërë që gjithçka të organizohet në formën e një fundjave me rrethin më të ngushtë. 

borakokedhima.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025393962860107
array(1) { ["section"]=> string(78) "fejesa-e-bora-kokedhimes-ne-qeparo-fotot-dhe-detajet-e-unazes-me-diamant-53346" }