Felaj: 21 janari, mekanizëm alternativ për t’u vënë drejtësi

Publikuar tek: politike, më 14:49 21-01-2015 Felaj:  21 janari,  mekanizëm alternativ për t’u vënë drejtësi

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin  Ermonela Felaj deklaroi sot se edhe pse nuk është bërë drejtësi për 21 Janarin, qeveria nuk e ka harruar atë por do të ngrejë një mekanizëm alternativ.

 

“Por nëse drejtësia do të vazhdojë ta vonojë drejtësinë që 21 Janari meriton, shqiptarët të jenë të sigurt se një mekanizëm alternativ do ta vendosë në shinat e duhura drejtësinë shqiptare sa i takon kësaj çështje.”, ka theksuar ministrja Felaj.

Sipas ministres qeveria nuk e ka harruar asnjëherë çështjen e 21 Janarit. “Kush mendon sot se krimi i 21 Janarit është një çështje e mbyllur, që thjesht mund të endet në kalendat e drejtësisë shqiptare, gabon. Gabon rëndë. 21 Janarin kjo qeveri nuk e ka harruar dhe nuk ka për ta harruar deri sa të vendoset drejtësi e plotë. Pasi 21 Janarin nuk e harron dot asnjë shqiptar. Nëse krimi shtetëror që mori jetën e katër qytetarëve të pafajshëm po vonon të zbardhet nga drejtësia, ne, pasi kanë kaluar plot katër vjet, i bëjmë thirrje drejtësisë të veprojë.”, ka deklaruar Felaj.

Ditën e sotme u bë publike nga Felaj edhe pajisja me një pension të veçantë e familjarëve të viktimave të 21 Janarit.

“Por ky është vetëm hapi i parë drejt një drejtësie të plotë që duhet të nxjerrë përpara ligjit urdhëruesit dhe ekzekutuesit e katër vrasjeve, me radhë, një e nga një.”, ka përfunduar Felaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "21 janari"/ Rama premton drejtësi, qytetarët të revoltuar
Çmimi i Naftës/ PD dhe qytetarët kritika ndaj Ramës »
Article Logic
Execution time: 0.024402141571045
array(1) { ["section"]=> string(63) "felaj-21-janari-mekanizem-alternativ-per-t-u-vene-drejtesi-1114" }