Felaj ironizon Palokën: Është si të pyesësh: A dini gjë ju për çfarë kam rënë dakord unë? Paloka: Mirë që u qartësove vetë, bëje të paditurën! Ndërhyn Ilir Meta

Publikuar tek: politike, më 11:47 04-02-2016 Felaj ironizon Palokën: Është si të pyesësh: A dini gjë ju për çfarë kam rënë dakord unë? Paloka: Mirë që u qartësove vetë, bëje të paditurën! Ndërhyn Ilir Meta

Ministrja Ermonela Felaj ironizon deputetin demokrat Edi Paloka për Byronë Kombëtare të Hetimit. “Është si të pyesësh: A dini gjë ju për çfarë kam rënë dakord unë?’’, i tha Felaj-Palokës. Ndërsa Paloka i ktheu ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, po një përgjigje me ironi: “Mirë që u qartësove vetë, bëje të paditurën! E dimë mirë për çfarë e donte Edi Rama Byronë…e donte për vete, por mirë që dini edhe ju diçka’’.

Pas debatit mes tyre ka ndërhyrë kryetari i Kuvendit Ilir Meta.

DEBATI:

Paloka: Sipas informacioneve që ne kemi është arritur në një projektligj të dakordësuar edhe nga PD, jo për të tjerët nuk flas se s'e di. Si erdhën çështjet në Konferencën e Kryetarëve nuk mund të flas për këtë. Na u dhanë argumentet se do kalojë bashkë me reformat se duhen ndryshime kushtetuese. Unë nuk e di pse e vonojnë.

Felaj : Kjo është njësoj si pyesësh: A dini gjë ju për çfarë kam rënë dakord unë? Askush nuk ka kuptuar asgjë nga grupi juaj. Tani, Byroja e Hetimit, më vjen mirë që e përmendni kaq lehtë, më parë as emrin s’e thoshit.

Byroja është ideja jonë, që në programin e PS-së së 2009.  Deputetët tuaj nuk kanë qenë në asnjë nga seancat e diskutimit. Pikërisht se ju keni qenë kundër në thelb, surprizë sot që na flisni për Byronë. Situata sot ka përparuar, kemi një komision të Reformës së Drejtësisë, ka marrë në evidencë të gjitha institucionet që parashikon Kushtetuta.

Te neni 148/C pika 5 e draftit: Byroja kryen hetime nën drejtimin e prokurorisë te struktura e posaçme e Prokurorisë. Nuk dihet pozicionimi në raport me institucionet e tjera, akuza në këtë vend bëhet nga Prokuroria e Përgjithshme, këtu nuk është çështja keni apo jo një draft, të biem dakord, ku e doni ju këtë strukturë.Nuk e kemi ngritur vetëm si strukturë kundër korrupsionit, por edhe kundër krimit të organizuar gjithashtu.

Paloka: Meqë znj.ministre, nuk iu duka i qartësuar, mirë që është qartësuar vetë. Në Konferencën e Kryetarëve bëri të paditurën, tha ç’është kjo? Është përgatitur nga ministri juaj, 10 milionë dollarë për këtë byro. Po e kemi kundërshtuar ne dhe e ka hedh poshtë Gjykata Kushtetuese, ne nuk kemi qenë kundër, ju dhe kryeministri juaj e donte ta kishte nën vete, dhe jo për luftë kundër korrupsionit, por ta përdorte për korruptimin e zyrtarëve të tij, përfshi dhe aleatët tuaj. Këtë e dimë të gjithë, nuk ka shqiptar që nuk e ka kuptuar. Sot flitet për një projekt tjetër, që është dakordësuar dhe presim ta kalojmë të gjithë. Prandaj znj.ministre, më vjen mirë që nuk qenka në kokën e Ramës, por dikan dhe të tjerët diçka.

Meta: Do doja të bëja vetëm një sqarim. Përfaqësuesit e PD-së kërkuan procedurë të përshpejtuar në Kuvend, në fakt asnjë prej tyre s’kishte asnjë projekt përfundimtar. Unë mund t'i bëja një sqarim  PD-së, duke përshëndetur faktin se ata janë dakordësuar me këtë. Që atë variant për të cilin PD-ja është dakord, ta depozitojë në Kuvend dhe ai variant të ndjekë rrugën e vet sipas procedurës. Ky është debat i panevojshëm, se nuk e keni të qartë për cilin variant bëhet fjalë. Depozitojeni dhe ne do ta ndjekim me prioritet besoj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paloka kërkon llogari për Byronë e Hetimit në Kuvend: Pse nuk e sillni ligjin?
Tahiri falenderon ironikisht opozitën, i numëron një nga një zyrtarët e korruptuar. Paloka: Na fol për kamerat e policisë në Elbasan »
Article Logic
Execution time: 0.020437002182007
array(1) { ["section"]=> string(160) "felaj-ironizon-paloken-eshte-si-te-pyesesh-a-dini-gje-ju-per-cfare-kam-rene-dakord-une-paloka-mire-qe-u-qartesove-vete-beje-te-padituren-nderhyn-ilir-meta-31715" }