'Fëmija gjendet i qethur dhe i veshur me lecka në tualetin e qendërs tregtare në Tiranë', reagon Policia e Shtetit

Publikuar tek: aktualitet, më 23:48 11-02-2019 'Fëmija gjendet i qethur dhe i veshur me lecka në tualetin e qendërs tregtare në Tiranë', reagon Policia e Shtetit

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me lajmin e përhapur në disa media se në një qendër tregtare në Tiarnë është rrëmbyer dhe më pas është dhunuar një fëmijë.

Sipas lajmeve të përhapura, fëmija është gjetur i qethur dhe i veshur me lecka në tualetin e qendrës tregtare "Toptani".

Por Drejtoria vendore e Policisë së Tiranës ka mohuar ngjarjen, duke bërë me dije se nuk ka patur asnjë rrëmbim si dhe në qendërn e emergjencës nuk ka mbërritur ndonjë njoftim i tillë.

REAGIMI I PLOTË:

Tiranë

Në lidhje me një lajm të publikuar në rrjetet sociale ku pretendohet se në një qendër tregëtare të Tiranës është rrëmbyer një fëmijë, i cili më pas është gjetur i keqtrajtuar në një nga tualetet e qendrës tregëtare, ju bëjmë me dije se:

Nuk ka patur fëmijë të rrëmbyer apo ngjarje të tillë në asnjë prej qendrave tregëtare të qytetit të Tiranës. Gjithashtu sqarojmë se në numrin e Emergjencave 112 nuk ka patur telefonatë për fëmijë të humbur në ambientin e ndonjë qendre tregëtare, si dhe para organeve të rendit nuk ka patur kallzim për një çëshje të tillë.

Policia e Shtetit fton qytetarët që për çdo paligjshmëri që evidentojnë të telefonojnë në numrin papagesë 112, ose të raportojnë në aplikacionin e “Komisariatit Dixhital” duke garantuar shërbim të sigurtë dhe në kohë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0047569274902344
array(1) { ["section"]=> string(118) "femija-gjendet-i-qethur-dhe-i-veshur-me-lecka-ne-tualetin-e-qenders-tregtare-ne-tirane-reagon-policia-e-shtetit-152437" }