“Fëmija i pavdekshëm”, e godisin 14 herë me thikë dhe e varrosin të gjallë

Publikuar tek: bota, më 21:08 10-10-2016

Kjo është e vërteta e hidhur e vuajtjeve të fëmijës të qëlluar 14 herë me thikë dhe të varrosur të gjallë nga e ëma.

Ngjarja ka ndodhur në Tajlandë. Foshnja 7 muajshe Aiden, pasi u godit 14 herë u hodh në varrin 20 cm të provincës Khon Kaen. Ngjarja ka ndodhur në shkurt të këtij viti, vetëm pak ditë pasi ai kishte lindur, raporton Dayli Mail. 

Fatmirësisht bariu me emrin Kachit Krongyt ishte shpëtimtari i vogëlushit. Teksa kishte kaluar pranë varrit, ai kishte dëgjuar të qara dhe kishte vënë re këmbën e tij nën një pemë. Pas kësaj bariu 53-vjeçar më pas filloi gërmimin e tokës me duart e tij deri sa zbuloi të porsalindurin e plagosur.

Ai më pas nxitoi për ta dërguar në spital dhe për t’i trajtuar plagët që djali kishte marrë në trupin e tij të vogël. Vogëlushi Aiden, është adoptuar tashmë nga dy prindër suedezë.

Doktorët dyshojnë se djali është abuzuar nga nëna e tij 42 vjeç. Gjurmët e këmbëve dhe të motorçikletës të lëna në vendin e ngjarjes kanë ndihmuar policinë për ta gjetur atë. Mbi nënën e vogëlushit rëndon akuza për tentativë vrasje dhe braktisje të fëmijës. Djali u quajt "mrekulli" i cili pas 14 goditjeve arriti të mbijetonte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026986122131348
array(1) { ["section"]=> string(77) "femija-i-pavdekshem-e-godisin-14-here-me-thike-dhe-e-varrosin-te-gjalle-55729" }